Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, në të cilin u përfshinë katër të rinj shqiptarë, të cilët janë duke luftuar për jetën. Mediat e vendit fqinj raportojnë se ngjarja ka ndodhur në rrugën Martano-Otranto, ku dy automjete u përplasen fuqishëm me njëra-tjetrën. Në një njërën prej tyre po udhëtonin shqiptarët, të gjithë rreth moshës 20 vjeç, ndërsa në automjetin tjetër ishtë një grua italiane.
Makinat janë shkatërruar, ndërsa dëshmitërt në vendin e ngjarjes e përshkruan si një skenë të tmerrshme të gjithë atë që kishtë ndodhur. Të gjithë të aksidentuarit ndodhen në spitalin e Leces, në gjendje të rëndë për jetën. Autoritetet po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjares.