Aksident tragjik në Laprakë, shoferi i dehur thotë se makinën e drejtonte pasagjeri (që ndërroi jetë)!

TIRANË - Një përplasje e fuqishme mes dy automjeteve ka rezultuar fatale për një person i cili ndërroi jetë. Aksidenti u shënua pak para mesnate, rreth orës 23:50 në zonën e Laprakës, në rrugën "Dritan Hoxha". Një automjet i drejtuar nga nje person që ishte i dehur, 30-vjeçari A.Çoku, u përplas me një tjetër automjet që drejtohej nga personi me inicialet A.S.

Si pasojë e përplasjes së makinave ndërroi jetë pasagjeri që ndodhej në makinën që drejtonte shoferi i dehur. Pasagjeri është me inicialet F.A.

Shoferi 30-vjeçar u arrestua në flagrancë nga policia rrugore, ndërsa gjatë marrjes në pyetje ka dhënë deklarim të rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore duke thënë se drejtues i automjetit ka qënë personi me incialet F.A, që në fakt ishte pasagjeri që ndërroi jetë.

Policia e Tiranës thotë se materialet procedurale u referuan pranë Prokurorisë së Tiranës për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“,  “Deklarim i remë para oficerit të policisë Gjyqesorë " dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, i vuri flakën një gruaje në metro, 33 vjeçari nën akuzë për vrasje e zjarrvënie

Nju Jork, i vuri flakën një gruaje në metro, 33 vjeçari nën akuzë për vrasje e zjarrvënie