KAVAJË- Dy fëmijë 3 dhe 5 vjeç kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në zonën e Qerretit pasditen e kësaj të shtune, ndërkohë që nëna vetëm 24 vjeç dhe fëmija tjetër i saj 13 muajsh kanë mbetur të plagosur.
Dyshohet se si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara nëna e identifikuar si Silva Negollari ka humbur kontrollin e mjetit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen, përplasje që i ka marrë jetën dy të miturve
Nga hetimet paraprake dyshohet se nëna ka qënë duke përdorur celularin në kohën që ka pësuar aksidentin dhe fëmijët nuk kane patur as rrip sigurimi dhe as sedilje te posaçme per udhetim me makinë. Ajo dhe djali 1 vjeçar me inicialet E. N, janë dërguar në Spitalin e Durrësit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
24 vjeçarja nga lagjja 13 e Durresit, ndodhet ende ne gjendje shoku dhe po mbahet nën kontroll nga mjekë psikologë. Pritet që ajo të merret në pyetje nga policia për të zbardhur gjithë dinamikën e ngjarjes tragjike të kësaj të shtune.
Detaje nga ngjarja
Ndëkohe nga te dhena jo zyrtare behet me dije se gruaja ishte nisur për të takuar bashkëshortin me 3 fëmijët e saj djem, i cili kishte pak kohë që ishte burgosur në burgun e Rrogozhinës. Fëmijët kanë humbur jetën në vend në mënyrë tragjike.
Sipas burimeve për Report TV Prokuroria e Kavajës ka nisur hetim kryesisht për përgjegjësit e mbikqyrjes së rrugës ku ndodhi sot aksidenti. Prokuroria ka dyshime se një ndër arsyet e aksidentit tragjik që i mori jetën dy fëmijëve është mosplotësimi si duhet me elementët e sigurisë në rrugë. Në të njëjtin vend ku ndodhi aksidenti sot, gjatë dy viteve të fundit kanë ndodhur mjaft aksidente me pasoja të rënda.

(Automjeti i aksidentuar në në rrugën dytësore Golem-Kavajë) FOTO
Njoftimi i policisë
Më datë 07.05.2016, rreth orës 17:20, në rrugën dytësore Golem-Kavajë, mjeti tip “Mercedes Benz”, me targë AA372JG, me drejtuese shtetasen S. N., 24 vjeç, banuese në Durrës, duke drejtuar mjetin, në të cilën ndodheshin 3 fëmijë, është përplasur me trafikndarësen, ku si pasojë kanë humbur jetën 2 fëmijë ende të paidentifikuar.
Drejtuesja e mjetit me fëmijën E. N., 1 vjeç, janë dërguar në Spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor në vendin e ngjarjse po kryhen hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

(Vendi ku ka ndodhur aksidenti, me rreth automjeti i përplasur) FOTO

(Vendi ku ka ndodhur aksidenti, me rreth automjeti i përplasur)
FOTO
/Shqiptarja.com