Dhjetëra automjete u përfshin në një aksident në Hungari, duke shkaktuar lëndime të shumta derisa disa prej veturave u përfshinë nga flakët. Policia tha se përplasja, që përfshinte pesë kamionë dhe 37 automjete të tjera, ndodhi në autostradën M1 rreth 25 kilometra në perëndim të Budapestit.
Si rrjedhojë e kësaj përplasjeje 19 automjete morën flakë derisa thuhet se 36 persona pësuan lëndime, përfshirë një që ishte në rrezik për jetë dhe 13 që ishin në gjendje të rëndë, tha policia.
Drejtoria Kombëtare e Hungarisë për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë tha në një deklaratë se zjarret ishin shuar dhe se katër helikopterë të shpëtimit, si dhe ekipe zjarrfikëse dhe shpëtimi nga shumë qytete afër kishin mbërritur në vendngjarje për të trajtuar të lënduarit.
Autoritetet bllokuan trafikun në të dy drejtimet e autostradës M1 ndërsa operacionet e rikuperimit dhe pastrimit vazhduan deri në mbrëmje.
Zëdhënësi i shërbimit kombëtar të ambulancës Pal Gyorfi nuk dha ndonjë deklaratë rreth asaj se çfarë e shkaktoi.
Operatori i autostradave të Hungarisë, “Hungarian Concession Infrastructure Development Plc.”, shkroi në një postim në Facebook se një stuhi e lokalizuar pluhuri mund të ketë shkaktuar këtë përplasje 'zinxhir' të makinave.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
14.5%
-
Jo
77%
-
Nuk kam mendim
8.5%
Vota total: 1581
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protestë në fushën e futbollit, lojtarët e Bosnje Hercegovinës U-21 nuk i japin dorën moshatarëve të Izraelit (VIDEO)
1 Prill, 13:40
-
E djathta europiane në krah të Victor Orbanit, por sondazhet në Hungari tregojnë një histori tjetër
25 Mars, 19:41
-
Dyshohet se informoi Moskën për diskutimet brenda BE-së, ministri i jashtëm hungarez në qendër të skandalit të përgjimeve në Budapest
23 Mars, 14:53
-
Partitë rivale në Hungari mbajnë tubime të mëdha përpara zgjedhjeve të prillit
15 Mars, 18:32
-
Vërejtjet e vendeve të BE për çështjen ‘Balluku’, vetëm 5 muaj më parë edhe Parlamenti Europian s’pranoi kërkesën e Hungarisë për t’i hequr imunitetin 3 eurodeputetëve
13 Mars, 20:35
-
A mund t'i humbasë Viktor Orban zgjedhjet e prillit?
25 Shkurt, 21:19
-
Vengu dhe ministri hungarez i Mbrojtjes rikonfirmojnë bashkëpunimin: Partneritet i thelluar dhe mbështetje e qartë për integrimin europian të Shqipërisë
24 Shkurt, 09:00
-
4 vite luftë/ Zelensky: Rusia nuk ka fituar! Putin: Ukraina po saboton bisedimet për paqe
24 Shkurt, 07:26
-
Industria shqiptare e mbrojtjes drejt partneriteteve të reja, Vengu në Budapest: Të ndërtojmë kapacitete të qëndrueshme
23 Shkurt, 14:28
-
Hungaria do të bllokojë sanksionet e reja të BE-së kundër Rusisë
22 Shkurt, 15:14
-
Zgjedhjet në Hungari, Marco Rubio: Trump është 'thellësisht i përkushtuar' ndaj suksesit të Orban
16 Shkurt, 15:35
-
Turi në Europë, Marco Rubio bën ndalesën e fundit në Hungari, do të takohet me Orban në prag të sondazheve zgjedhore
16 Shkurt, 08:31
Tek ne 1 automjet perplaset dhe vdes te pakten 1 person. Atje 39 automjete dhe asnje i vdekur.
Përgjigju