LEZHË - Duhej që të humbisnin jetët e katër të rinjve që Autoriteti Kombëtar i Rrugëve për zonën e Veriut të niste një ndërhyrje emergjente për mbushjen e gropëve të hapura përgjatë autostradës Lezhë - Laç.
Shqetësimi për një përkëqësim të gjendjes së kësaj rruge është ngritur shumë kohë më parë, por ndërhyrja ishte mjaft e vonuar.
Drejtori i autoritetit kombëtar të rrugëve për zonën e veriut, Nesti Kiri, deklaron se kjo ndërhyrje është emergjente dhe se një ndërhyrje e plotë do të ndodhë pas rreth 4 muajsh, me riveshjen e rrugës dhe riparimin e sinjalistikës.
Kiri nuk e konsideron të vonuar ndërhyrjen, duke ia faturuar këtë vonesë motit të keq, që sipas tij, gjatë kësaj periudhe, ka dëmtuar këtë segment rrugor. Si për të kundërshtuar pretendimet e veta, ndërmarrja e rrugëve ka nisur punën në mot me shi, kur në fakt moti i paqëndrueshëm ka qënë vetëm gjatë javës që shkoi, ndërsa më pare ka qënë kthjellët për një kohë relativisht të gjatë.
Si në çdo rast, ishte e nevojshme një zhurmë e madhe, që institucionet përgjegjëse të reagojnë, por fatkeqësisht, përsa i përket gropave të hapura përgjatë superstradës Lezhë- Laç, ato sollën aksidente me pasoja fatale për jetët e drejtuesve të mjeteve.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com