Aksidente në Durrës e Vlorë
Makina përplas për vdekje 2 persona

TIRANE - Dy persona kanë gjetur vdekjen gjatë orëve të mbrëmjes së sotme si pasojë e aksidenteve automobilistike të ndodhur në qytetin e Durrësit dhe të Vlorës.

DURRES, MAKINA PERPLAS 39-VJECARIN ME BICIKLETE
Një person u gjet i vdekur në autostradën Durrës-Tiranë, ndërsa vetëm disa orë më vonë policia mundi të zbardhte aksidentin e ndodhur. Sipas uniformave blu, Durim Biçaku 39 vjeç është përplasur nga një makinë teksa ky i fundi udhëtonte me biçikletë. Aksidenti u shënua pranë një pike karburanti në Urën e Dajljanit.

VLORE, 49-VJECARI PERPLASET PER VDEKJE NGA MAKINA
Ndërkohë, vetëm pak momente më vonë, një tjetër aksident automobilistik ndodhi në qytetin e Vlorës, si pasojë e të cilit humbi jetën 49-vjeçari Suaip Hoxha. Edhe në këtë rast policia bëri të ditur se viktima u përplas nga një automjet me targa italiane CD 243 LE, qw drejtohej nga shtetasi Gazmir Canaj, 21 vjeç. Aksidenti me pasojë vdjekjen e 49-vjeçarit u shënua përballë shkollës së Marinës.

(gre.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve