TIRANË – Ambasada amerikane ka vendosur të sensibilizojë më shumë qytetarët lidhur me aksidentet rrugore në shifra alarmante. Nëpërmjet iniciativës së saj “Act Noë”, ambasada publikon shifrat zyrtare:
“Në 6-mujorin e parë të vitit 2013, 132 njerëz kanë vdekur si pasojë e aksidenteve në rrugë. Shumë prej tyre i përkasin moshës 45-64 vjeç” dhe më pas, pyet qytetarët: “Si e interpretoni ju këtë fakt?”
Ambasada amerikane në Tiranë gjithnjë ka luajtur rol aktiv në nxitjen e qytetarëve për të reaguar ndaj dukurive dhe për të qënë aktivë në zgjidhjen e problemeve sëbashku me qeverinë. Jo më larg se dje, një ekspert i policisë, z.Mithat Tola, i intervistuar nga "A1Report!" ka ngritur problemin e madh të aksidenteve rrugore, që vjen kryesisht si pasojë e mungesës së profesionalizmit dhe politizimit të policisë së shtetit.

(Tabela e publikuar nga "Act Now)
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com