TIRANE- Një ditë pas kronikës së transmetuar nga A1 Report lidhur me mbikalimet hekurudhore, keqmenaxhimi I të cilave po rrezikojn jetën e kalimtarëve, ka ardhur dhe reagimi i Drejtorit të Përgjitshëm të Hekurudhave Genc Alizoti.
"Problemi që u ngrit është një shqetësim i madh për këtë ndërmarrje pasi ka marrë jetë njerëzish"- deklaroi Alizoti
Ne fakt, vetëm javën e fundit janë regjistruar dy aksidente hekurudhore, njëri në Durres, ku humbi jetën një e moshuar dhe një tjetër në Lezhë, ku treni përplasi një autoveture dhe për pasojë mbetën të plagosur 5 të rinj që gjëndeshin në automjet.
Alizoti në prononcimin e tij ka sqaruar se lidhur me këtë shqetësim serioz ka njoftuar INUK-un dhe pushtetin vendor në zonat ku janë hapur mbikalimet e paligjshme, por ende nuk ka gjetur bashkëpunimin me këto institucione. Në fakt, sipas Alizotit, problemi dhe shkaktari madhor i aksidenteve në hekurudhat shqiptare mbeten mbikalimet e paligjshme, të cilat në shkallë republike janë bërë fenomen masiv dhe tëpër i rrezikshëm, pasi nuk përmbushin standardet e sigurisë.
Gjithashtu, sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Hekurudhave, e keqja më e madhe është se këto mbikalime shtohen nga dita në ditë.
Segmentet hekurudhore më problematike, të cilat përshkohen nga mbikalimet e paligjshme, janë Durrës-Plazh me 7 mbikalime të paligjshme, Durrës-Rogozhine me 20 mbikalime dhe Rogozhinë-Elbasan me 17 mbikalime të tilla. Në shkallë republike numërohen 130 mbikalime të paligjshme.

(Në Foto: Mungesa e sdandardeve të sigurisë në hekurudhat e vendit)
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO