Aksidentet, në 1 muaj, 20 të vdekur
14321 “Alo” drejt policisë

TIRANE- Në buletin thuhej se në 1 muaj kishin ndodhur 163 aksidente, me 20 të vdekur e 168 të plagosur si dhe janë vënë 41.532 gjoba dhe u hoqën 192 lejë drejtimi. Nga ana tjetër, policia ka marrë 14321
telefonata nga publiku në numrin 129, ku vetëm 980 prej tyre ishin të rreme. Kryesisht, telefonatat kanë pasur si qëllim lajmërimet për ndihmë nga publiku, shkelje të rregullave të qarkullimit (aksidente), prishje e rendit dhe qetësisë publike, zhurma në lokalet e natës, dhunë në familje, etj. Në buletin policia thotë “Mos hesht për krimet që u ndodhin të tjerëve. Telefono 129. Mos prit që të bëhesh viktimë e krimit.”

Akset rrugore më problematike
Policia ka përcaktuar edhe akset rrugore më problematike në Shqipëri, ku kanë ndodhur disa aksidente, duke i shoqëruar edhe me shkeljet përkatëse të shoferëve apo kalimtarëve, në ato zona. Kështu aks problematic është Reps–Mirditë dhe Kols–Kukës–Morinë, ku problem mbetet mungesa e sinjalistikës, si dhe mosrespektim i kufijve të shpejtësisë. Harku Bërdicë–Velipojë ka mungesë sinjalistike dhe infrastruktura rrugore e dëmtuar. Problem janë aksi Fier–Seman dhe Pushimi i shoferit–Divjakë, ku ka mungesë sinjalistike dhe infrastruktura është e dëmtuar, Ura e Dailanit–Plepa dhe Ura e Tapizës–Fushë Krujë, ku vihet re mosrespektim i sinjalistikës nga këmbësorët dhe shpejtësi tej normave të lejuara. Akse të tjera problematike janë Tiranë-Krrabë, Krrabë-Elbasan, e cila quhet si rrugë e pakualifikuar dhe ka mungesë sinjalistike, mosrespektim i standardeve të kërkuara, Tiranë–Vorë dhe Kashar–Rinas. Në Tiranë problematike është Shkolla Teknologjike–Kombinat, Unaza e Re si dhe segmenti Bërryli–ATSH, ku vihen rë problematika të shumta.

 Shkrimi u publikua sot (26.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua