Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka zhvilluar disa inspektime përgjatë rrugës Milot- Morinë. Haxhinasto u pyet nga mediat për aksidentet rrugore të kohëve të fundit.
Ministri theksoi se për një siguri më të lartë rrugore, duhet të forcohet më shumë elementi i "policimit" në rrugë.
‘Në fakt shifrat janë shumë të sakta që sinjalistika në mënyrë të drejtëpërdrejtë ka ndikuar në uljen e aksidenteve me vdekshmëri, por në disa segmente siç e thatë dhe ju, ka pasur aksidente me pasoja të rënda. Mendoj se përmirësimi i standartit të rrugëve mund ti motivojë njërezit të ecin me shpejt, dhe të injorojnë ato detyrime që kanë ndaj rregullave të qarkullimit, dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Çështja e sigurisë rrugore është padyshim, çështje e standartit të rrugës, të investimeve që bëhen në të, por jo vetëm. Është gjithashtu një çështje e "policimit" të rrugëve dhe besoj se ka nevojë për forcimin e "policimit" të rrugëve’– ka deklaruar Haxhinasto.
Ministri Haxhinasto gjithashtu ndoqi nga afër punimet në Lotin e parë të segmentit Kukës-Morinë, ku vazhdon projekti i ndërtimit të 5 urave. Haxhinasto tha se presim të alokohen fondet që ky lot të përfundojë brënda vitit.
"Me mundësi të reja financimi do të përfundojmë edhe lotin e dytë, që të plotësojmë gjithë segmentin Kukës-Morinë. Shumë e rëndësishme të respektohen edhe standartet e punimeve. Shumë e rëndësishme të vendoset sinjalistika e përkohshme, me qëllim që siguria e kalimit në këto segmente të jetë e lartë"- ka deklaruar ministri.
Ndalesa e fundit e Ministrit Haxhinasto, ishte në aksin Thumanë-Fushë Krujë, ku drejtori i "ARRSH" Dashamir Xhika, tha se ky projekt i rëndësishëm parashikon ndërhyrje në disa pjesë për asfaltimin dhe rregullimin e hyrje daljeve. Ndërkohë i bëri apel kompanisë kontraktore të marrë masat për sinjalistikën provizore.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com