Nëngrupi i Drejtimit dhe i Koordinimit i ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka monitoruar dhe koordinoi strukturat dhe shërbimet policore lidhur me situatën e rendit dhe të sigurisë publike e kryesisht qarkullimin në akset rrugore, në kuadër të masave të sezonit turistik veror.
Nga ora 08.00-12.00 situata e qarkullimit rrugor të mjeteve në akset që përshkojnë zonat verore turistike ka pasur fluks të lartë lëvizje deri rreth orës 10.00.
Në disa akse rrugore kryesore, është angazhuar edhe FNSH, e patrullat e rendit. Mësohet se aktualisht fluksi ka rënë dhe lëvizja është normale.
Shërbimet e tjera të Policisë Rrugore të planëzuara në akset kryesore kombëtare, por edhe shërbimet e tjera në qendrat e banuara, janë duke kryer kontrolle në drejtim të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe të garantimit të rrjedhshmërisë së trafikut.
Në akset rrugore të mëposhtme Policia rrugore po kryen kontrolle me patrulla me aparatet radarë ne versionin “automatik” për të evidentuar drejtuesit e mjeteve që tejkalojnë limitet dhe normat e shpejtësisë të lejuara:
Tiranë – Elbasan, Durrës – Kavajë, Maminas – Gjiri i Lalëzit, Milot – Mirditë, Milot – Lezhë, Elbasan -Peqin, Elbasan – Librazhd, Fier – Vlorë, Fier –Tepelenë.
Këshillat që jep policia për ditën e sotme dhe nesër për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në zonat bregdetare
1.Përdorimi i rripit të sigurimit dhe kaskës shpëton jetën në rast përfshirje në aksidente rrugore
2. Përdorimi i alkoolit, përveçse është "telash" i pandreqshëm për drejtuesit e mjeteve në rast se konstatohet nga shërbimet e policisë rrugore. Minimumi është pezullimi i lejedrejtimit dhe maksimumi është ndjekje penale për ata që konstatohen në gjendje të dehur
3. Qarkullimi me shpejtësi të moderuar dhe brenda normave të lejuara të shpejtësisë.
Radarët janë në gatishmëri dhe deri tani janë pezulluar rreth 40 lejedrejtimi për “pilotët” e rrugëve, ndërkohë që janë vendosur 67 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë deri në 20km/orë me shumë se normat e lejuara ose se sistemi i sinjalizimit.
4. Drejtuesit e mjeteve që kanë udhëtuar mbrëmë natën sot duhet të bëjnë kujdes të pushojnë dhe të jenë të shplodhur në timon: lodhja dhe pagjumësia shpeshherë ka qenë shkak për aksidentet rrugore.
5. Parakalimet e gabuara përveçse janë shkak kryesor për aksidentet rrugore, në momentin e konstatimit nga Policia rrugore mund të jenë një gjobë e kripur për drejtuesit e “paduruar” të mjeteve. Në mjaft raste kjo masë shoqërohet edhe me pezullim të lejedrejtimit.
Deri tani janë vendosur mbi 1500 masa administrative për këtë shkelje dhe janë pezulluar mbi 100 leje drejtimi.
[gallery]23285[/gallery]
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO