Aksidentet, PD: S'investohet te pikat
e rrezikshme, Rama e Tahiri s'reagojnë

Aksidentet, PD: S'investohet te pikat<br />e rrezikshme, Rama e Tahiri s'reagojnë
Pas aksidentit tragjik sot në Bulqizë ku humbën jetën 3 persona dhe njëri mbeti i plagosur ka reaguar përmes një deklarate për mediat deputetja Mimoza Hajdarmataj duke akuzuar qeverinë për pasiguri dhe kaos në rrugë.
 
"Aksidenti tragjik sot në Dibër ku humbën jetën tre qytetarë dhe mbeti i plagosur rëndë një 27 vjecar, është dëshmia e ditës për kaosin total në rrugët tona dhe mungesën e theksuar të sigurisë. Siguri, që qeveria e Edi Ramës nuk e ofron më prej kohësh.
 
Aksidentet janë shtuar në mënyrë dramatike dhe qytetarët po bëhen cdo ditë dëshmitarë të skenave fatale nëpër rrugët e vendit'.
 
Deputetja e PD, e cilëson bilanc lufte atë që ka ndodhur në rrugët e vendit në javët e fundit.
 
"Tre ditë më parë, 4 të vdekur nga aksidenti në Velipojë. Katër ditë më parë, dy të vdekur në rrugën Fushë-Krujë Lezhë.
 
Me 1 gusht një i vdekur në rrugën Levan-Tepelenë. 10 ditë më parë, tre të vdekur e 5 të plagosur në Gjirokastër" shprehet Mimoza Hajdarmataj.
 
Partia Demokratike bën përgjegjës kryeministrin për aksidentet, ndërsa akuzon policinë se bëhet prezente gjithnjë pas ngjarjeve, dhe askush nuk merr përgjegjësi, por kërkohet faji tek bashkitë apo institucionet e tjera, referuar aksidentit të Velipojës 2 ditë më parë, ku Dashamir Xhika theksoi se rruga ku ndodhi aksidenti nuk ishte në juridiksionin e ARRSH, por bashkisë.
 
"Policia bëhet prezente gjithnjë pas ngjarjeve, dhe askush nuk merr përgjegjësi, por kërkohet faji tek bashkitë apo institucionet e tjera.
 
Mbarë opinioni publik dhe përfaqësuesit me zë të medias kanë reaguar këto ditë për gjendjen e rënduar të pasigurisë, por i vetmi që nuk reagon është Edi Rama dhe Tahiri i tij.
 
Arsye e aksidenteve është mos  investimi në infrastrukturë në ato që njihen si pika të rrezikshme. Edi Rama e ka braktisur de fakto mandatin e tij si kryeministër, ndaj ka ardhur koha të largohet edhe de jure, për ti dhënë fund pasigurisë dhe krizës që po kalon vendi"mbyllet deklarata e PD. 

Deklarata e deputetes së PD Mimoza Hajdarmataj

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois