Drejtoria e Policisë Rrugore iu kërkon të gjithë drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë me mjetet e tyre në këto orë të shtojnë kujdesin gjatë drejtimit të mjetit të tyre. Në orët në vazhdim, si rezultat i rendimit të kushteve të motit dhe rënies së shirave në mjaft zona rrugore të vendit kanë ndodhur tre aksidente rrugore me pasojë humbjen e jetës së tre personave. Paraprakisht, Policia Rrugore ka identifikuar si shkak të ndodhjes së tyre shkeljen e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve të përfshire në këto aksidente dhe sidomos shpejtësinë tej normave të lejuara dhe parakalimin e gabuar.
Me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore dhe parandalimin e tyre dhe ruajtjen e jetës së shtetasve Policia Rruga kërkon rritjen e vëmendjes në drejtimin e mjeteve, respektimin në maksimum të normave të sjelljes, përdorimin sidomos të rripave të sigurimit dhe vendosjen e kaskave mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve. Të evitohet me çdo kusht përdorimi i celularëve gjatë drejtimit të mjeteve, këshillon Policia. Shërbimet e Policisë janë në akset rrugore për të parandaluar aksidentet dhe për të dhënë çdo ndihmë drejtuesve të mjeteve, thuhet në një njoftim zyrtar.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com