Aksidentet, policia rrugore fushatë
sensibilizuese në pikat kufitare

Drejtoria e Policisë Rrugore në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe dhe Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin po zhvillojnë një fushatë sensibilizuese për ndërgjegjesimin e përdoruesve të rrugës për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Rreth 50 mijë fletpalosje do t’ju shpërndahen drejtuesve të automjeteve në pikat e kalimit kufitar dhe në akset rrugore nacionale. 

Fushata sensibilizuese ka nisur sot nga Morina e do vijojnë në gjithë Shqipërinë.

Njëkohësisht paralel me masat sensibilizuese kanë vijuar edhe masat ndeshkuese ku gjatë 24 orëve të fundit janë artitur këto rezultate.

Janë vendosur gjithsej 2031 masa administrative.

Duke përdorur Dragerat dhe Radarin, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh, nga këta 6 të pa pajisur me Leje drejtimi dhe 3 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.

Janë pezulluar gjithsej 43 Leje Drejtimi , nga këto: 13 për pije alkoolike, 25 për shpejtësi dhe 5 për shkelje semafori e shkelje të tjera të ndryshme.

Janë vendosur 513 masa administrative për mos vendosje rrip sigurimi e përdorim celulari, 51 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe 234 masat e tjera janë për shpejtësi, parakalim të gabuar, etj.

Si dhe janë dërguar në OASH, 53 drejtues mjetesh .

Gjithashtu janë këshilluar drejtues të automjeteve që nuk kanë rezultuar përsëritës për mos vendosje të rripit të sigurimit, përdorim celulari e shkelje të lehta të Kodit Rrugor.

Edhe në ditët në vijim Policia Rrugore në të gjithë vendin, do të vijojë me intensitet punën në dy drejtime, në sensibilizimin e gjithë përdoruesëve të rrugës për respektimin e rregullave të Qarkullimit Rrugor si dhe në evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.
policia rrugore
polcia rrugore
policia rrugore
policia rrugore

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe

Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe "koka" të tjera