ELBASAN-Gjatë këtij viti në rrugët e qarkut të Elbasanit ka pasur një rritje të numrit të aksidenteve. Bilanci i tyre numëron 200 aksidente me 30 viktima, 32 persona të plagosur rëndë dhe 240 të plagosur lehtë.
Shefi i policisë rrugore në drejtorinë e policisë së Qarkut të Elbasanit, Luan Shehaj ka deklaruar se gjendja e rrugëve të Qarkut Elbasan është mjaft e rëndë.
Ai ka përmendur edhe ato që konsiderohen edhe si akset më problematike, në një takim të organizuar në institucionin e prefektit. Gjendja e rrugëve në qarkun e Elbasanit dhe përballimi i situatave emergjente gjatë sezonit të dimrit ka qënë fokusi i këtij takimi.
“Mungesa e sinjalistikës rrugore ,dëmtimi i barrierave, rreshkitja e dherave dhe gruve në disa pika nevralgjike , uji në rrugë, janë disa nga shkaqet kryesor të aksideneve në qarkun tonë”, është shprehur prefekti Arben Kamami, ndërsa kërkoi nga ana instuticioneve marrjen e masave për bashkëpunimin ndërmjet tyre për përballimin e situatës.
Përfaqësuesit e policisë u shprehën se do të marrin të gjitha masat për të ulur numrin e aksidenteve. Por e rëndësishme në këtë drejtim mbetet sensibilizimi i vetë drejtuesve të mjeteve, për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.
Redaksia online
(bg/ shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com