Aksidentet rrugore u rritën me 11,5% në vitin 2021! 142 më shumë se në vitin 2020! Rritet edhe numri i fataliteteve

Pakujdesia e shoferë, fluksi i lëvizjeve duke mos përjashtuar edhe pakujdesinë e këmbësorëve, ka bërë që numri i aksidenteve rrugore të rritet ndjeshëm. Shifrat e aksidenteve rrugore mbeten të frikshme. Më poshtë, një bilanc i vitit 2021 dhe një krahasim me vitin paraardhës sipas shifrave të publikuara nga INSTAT.

Në vitin 2021 kanë ndodhur në total 1,376 aksidente rrugore nga 1,234 të ndodhura në vitin 2020. Nga shifrat e publikuara nga INSTAT, aksidentet rrugore në 2021 krahasuar me vitin paraardhës, shënuan një rritje me 11,5 për qind. Krahasuar me 2019, numri i tyre ka rënë me 8,1 për qind.

Sakaq, në vitin 2021 aksidentet rrugore, në 15,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i tyre sipas sjelljes së këmbësorëve është rritur 17,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në krahasim me vitin 2019, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 3,7 %.

Vetëm në muajin Dhjetor 2021 numërohen 119 aksidente rrugore nga 113 aksidente të ndodhura në të njëjtën periudhë një vit më parë, duke u rritur me 5,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në muajin Dhjetor 2021, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 134 persona nga 147 që ishte në të njëjtën muaj të një viti më parë.

Në vitin 2021, numri i të aksidentuarve është 1,860 persona nga 1,598 persona në vitin 2020. Në vitin 2019, numri i të aksidentuarve ka qenë 2,044 persona.

Në muajin Dhjetor 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 21 persona, nga 13 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në vitin 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 197 persona nga 181 persona të vdekur në vitin 2020 dhe nga 227 persona të vdekur në vitin 2019.

Në muajin Dhjetor 2021, aksidentet rrugore, në 85,7 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmosha 25–34 vjeç, duke zënë 25,2 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grupmoshë janë ulur me 11,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

(Kliko këtu për të lexuar raportin e aksidenteve)

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren