Katër nga gjashtë të plagosurit e aksidentit të aksit rrugor Sarandë-Gjirokastër, pranë Qafë Muzinës, kanë marrë dëmtime më të rënda dhe për ta është dashur ndërhyrje më e specializuar.  

Dy prej tyre janë përcjellë menjëherë me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë, pas dhënies së ndihmës së parë mjekësore në Spitalin e Gjirokastrës. E rëndë paraqitet situata shëndetësore për 12 vjeçaren Dori Lleshi, e cila u transportua për në Tiranë menjëherë pas aksidentit.

Ndërsa dy të tjerët, në gjendje më të mirë shëndetësore, do të udhëtojnë me autoambulancë. 

Në aksidentin ku u përfshinë një autobus me studentë dhe një autoveturë me targa greke, u plagosën 6 pjesëtarë të një familje. 

aksidenti sarande helikopteri
aksidenti sarande helikopteri

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com