Aksidenti, arrestohet
djali i Gramoz Ruçit 

Aksidenti, arrestohet<br />djali i Gramoz Ruçit 
TIRANE- Aksidenti i ndodhur dy ditë më parë me pasojë vdekje e një 27 vjeçare si dhe me plagosjen e dy të tjerëve ka vënë në pranga autorin që pretendohet se shkaktoi këtë aksident tragjik, Ledian Ruçi, djali i deputetit të opozitës Gramoz Ruçit si dhe drejtuesin tjetër Eduart Canin. Ata akuzohen për shkelje të rregullave të qarkullimit.

 Dy drejuesit e automjeteve të përplasura do të mbahen të arrestuar deri në momentet e fundit të zbardhjes së ngjarjes për të verifikuar fajtorin.
 
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djelë rreth ores 21:15 në "Rrugën e Elbasanit". Një makinë me targë CG 832 FC, Mini Cooper, në të cilën ndodheshin dy vajza dhe një djalë, kanë ngelur të aksidentuar nga përplasja me mjetin me targa IKY 3939, B.M.V, X6, që e drejtonte djali I Gramoz Ruçit. Policia tha se të dëmtuarit janë dërguar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, por gjatë mesnatës ka humbur jetën 27 vjeçarja Brunilda Pinderi. Ndërkaq dy tëdëmtuarit e tjerë Eduart Cani, 34 vjeç dhe Pinellopi Rafti 18 vjeçe, janë të shtruar në spital, pasi kanë pësuar fraktura të rënda në kokë dhe në trup.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Nga Leverkuseni në Shkodër, trajneri i ri i Vllaznisë mbërrin në Shqipëri

FOTO/ Nga Leverkuseni në Shkodër, trajneri i ri i Vllaznisë mbërrin në Shqipëri