Aksidenti i rëndë pasditen e djeshme në Lezhë, shkaktoi një viktimë, që nga informacionet paraprake u tha se ishte shoferi i mjetit, por në fakt ishte pasagjer në makinën që u aksidentua. Policia ka zbardhur dinamikën e aksidentit, ndërsa ka arrestuar edhe drejtuesin e mjetit Nikoll Gjoni, 27 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë.
Ndërsa Paulin Gjomarkaj, i cili ndërroi jetë ishte pasagjer në mjet. 27-vjeçari Nikoll Gjoni po i jepte mjetit më shumë shpejtësi dhe pas një parakalimi të gabuar, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe përplasur me sinjalistikën rrugore e më pas me një grumbull gurësh.
Më herët Report Tv ka mundur të siguroi edhe foton e viktimës si edhe videon e aksidentit. Siç shihet edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë, 27-vjeçari i arrestuar lëvizte me shpejtësi mjaft të lartë, duke rrezikuar edhe dy automjetet që po kalonin në të njëjtën kohë. Pas përplasjes së fuqishme makina është rrotulluar 2 herë duke i marrë jetën Gjomarkajt.

Viktima Paulin Gjomarkaj
-
Shofer qe nuk njeh rregullat e qarkullimit me shpejtesi sketerre qe nuk eshte i afte te drejtoj makinen mbasi nuk e merr vesh se nga i shkon timoni ngushellime familjes
Përgjigju -
Keshtu eshte kur shpellaret behen me makina....
Përgjigju-
Ai shoferi s'duhet lënë me hyp prap në makinë për gjthë jetën. Sidoqë të ketë qënë makina përpara, parakalimi bëhet kur rruga është e pastër. Kështuqë nuk mund të fajsosh makinën përpara. Prit pastaj parakalo! Kaq e thjeshtë është për njërëz normalë, e po kaq e thjeshtë duhet të ishte dhe për këtë kriminelin!
-
-
Nga pamjet qe qarkullojne, duket sikur ka faj dhe makina e cila eshte parakaluat, pasi po ecte ne mes te rruges. Shumica e shofereve qw jane tr ngadalte mire qe nuk dine tr spostohen sa te mundin ne rruge, por perkundrazi as e kuptojne fare kete dhe ecin ne mes te rruges..
Përgjigju-
shok i tij kekė dhe ti
-
Si te besh parakalim te dyfishte dhe me shpejtesi sketerre dhe e paska Fajin makina qe u parakalua . Ik ne kurs edhe 1 her toc
-










Komente
Komento