Aksidenti fatal në Greqi, makina përplas për vdekje 5-vjeçaren shqiptare

Aksidenti fatal në Greqi, makina përplas për vdekje 5-vjeçaren shqiptare

Klaudia 5-vjeçarja që humbi jetën në aksident

GREQI- Një aksident tragjik ka ndodhur në Lechaina, në Greqi, ku një vajzë 5-vjeaçare, me origjinë shqiptare, Klaudia është përplasur fatalisht nga një automjet, duke i marrë jetën.

Dëshmitarët okularë të cilët ishin të pranishëm pranë vendit ku ndodhi aksidenti tragjik, thanë se vajza ishte e pozicionuar në anë të rrugës dhe kur makina kaloi e tërhoqi zvarrë duke i shkaktuar plagë të cilat i morën jetën.

Sipas mediave të huaja, vajza ishte e shoqëruar nga prindërit e saj me origjinë shqiptare, të cilët janë punëtorë në serat e shalqirit në zonën midis Droselit dhe Moschonerit.

Ngjarja tragjike ka lenë pa fjalë dhe ka tronditur jo vetëm prindërit, të afërmit dhe të dashurit të familjes por edhe të gjithë banorët e zonës pranë së cilës jetonte familja me origjinë shqiptare.

Sipas mediave, varrimi i 5-vjeçares do të bëhet në Shqipëri.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ngushëllime: 11/05/2021 21:52

    Kthehuni e punoni tokat tuaja në Atdheun tuaj..!Boll më në Greqi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit