Aksidenti hekurudhor në Torino, katastrofa mund të ishte ndalur nëse nuk do të ishin bërë gabime! Dy të dyshuar si përgjegjës për vdekjen e 5 punëtorëve

Aksidenti hekurudhor në Torino, katastrofa mund të ishte ndalur nëse nuk do të ishin bërë gabime! Dy të dyshuar si përgjegjës për vdekjen e 5 punëtorëve

Viktimat e aksidentit në Torino

Aksidenti i rëndë hekurudhor që u shënua në Itali, mesnatën e 31 gushtit mund të ishte shmangur nëse përgjegjësit e mirëmbajtjes së linjës hekurudhore nuk do të kishin bërë gabime që i kushtonin jetën punëtorëve.

“Punëtorët nuk duhet të ishin në atë pistë në atë orë”, ishte një nga detajet që zbuloi një nga shkaqet e tragjedisë që tronditi Italinë, tre ditë më parë.

Dy të dyshuar si përgjegjës për aksidentin hekurudhor, janë nxjerr para Prokurorisë së Ivreasit ku kanë rrëfyer parregullsitë që shkaktuan tragjedinë, ku humbën jetën 5 persona.

Sipas magjistratëve, viktimat po punonin në shina pa marrë konfirmimin nga kompania dhe më e rëndësishmja ata nuk duhet të ishin aty në atë orë të vonë.

“Hetimet e para zbuluan parregullsi serioze në fazat para katastrofës. Ngjarja mund të ishte shmangur nëse procedura do të ishte ndjekur në mënyrë korrekte”, tha kryeprokurorja e Ivrea Gabriella Viglione.

Të dyshuarit janë Antonio Massa, punonjësi i RFI dhe Andrea Girardin Gibin, përgjegjës i Sigifer, kompania e jashtme përgjegjëse për mirëmbajtjen e linjës hekurudhore në të cilën po punonin viktimat.

Sipas gjyqtarëve, shkaku i tragjedisë është një komunikim jo i mirë mes përgjegjësve dhe viktimave.

“Vëmendje maksimale duhet t'i kushtohet dinamikës së aksidentit hekurudhor që ndodhi në Torino, ku humbën jetën 5 punëtorë. Punëtorët nuk duhet të ishin në atë pistë në atë orë. Nuk kishte autorizim me shkrim për të ndërhyrë”, bën të ditur Ëalter Rizzetto, kryetar i Komisionit të Punës të Dhomës.

Aksidenti hekurudhor ndodhi pas mesnatës së 31 gushtit. Një tren pasagjerësh i shpejtësisë së lartë përplasi punëtorët e mirëmbajtjes së hekurudhës në linjën Torino-Milano, në një zonë ku po kryheshin punimet. Për pasojë 5 punëtorë humbën jetën mbi trasenë e hekurudhës ku më i riu ishte 22 vjeç.

Punëtorët, të 5-të shtetas italianë janë marrë zvarrë për qindra metra nga treni që po udhëtonte me 160 km në orë drejt Torinos dhe po transportonte vagona nga një stacion në tjetrin.

Viktimat nga aksidenti tragjik janë shtetasit italianë Kevin Laganà, 22 vjeç, nga Vercelli, Michael Zanera, 34 vjeç, nga Vercelli, Giuseppe Sorvillo, 43 vjeç, lindur në Capua dhe banues në Brandizzo, Giuseppe Saverio Lombardo, lindur në Marsala dhe banues në Vercelli dhe Giuseppe Aversa.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer