Aksidenti i Çim Pekës,ekspertiza:
Pelushi i dehur dhe me shpejtësi 

TIRANE - Drejtuesi i Audit që përplasi makinën Benz CLS të gazetarit Çim Peka ku udhëtonte dhe vajza e ish-ambasadorit në Romë,Fleura Kola e cila humbi jetën, ka qenë në gjendje të dehur.

Konfirmimi vjen nga ekspertiza e grupit hetimor që merret me çështjen. Sipas tyre rezulton se Emiljano Pelushi i cili ndodhet në ambientet e paraburgimit për aksidentin rezultoi me 0.7% në testin e alkoolit, i cili në terma teknikë cilësohet një normë e lartë e alkoolit në gjak. 

Sipas ekspertizës zyrtare, Emiljano Pelushi po qarkullonte me shpejtësi 100 km/orë në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar ka qenë 30 km/orë, ndërsa Gazetari Çim Peka po lëvizte me shpejtësi 20 km/orë.

Drejtuesi i “Audi-t” me targë AA 566 HT që përplasi makinën Benz CLS me targa AA 099 GB  të gazetarit Çim Peka ku udhëtonte dhe vajza e ish-ambasadorit në Romë Kola, e ka anashkaluar totalisht tabelën që përcaktonte kufirin e shpejtësisë.

Burg Pelushit, avokati: Ja skema e aksidentit, fajtor gazetari Peka
Emiljano Pelushi do të qëndrojë në burg të paktën deri në mbylljen e hetimeve për aksidentin e mbrëmjes së të enjtes pranë Mulletit, ku humbi jetën Flerua Kola vajza e ish-ambasadorit në Romë dhe u plagos gazetari Çim Peka. Ky është vendimi i Gjykatës së Tiranës e cila dha sot masën e sigurisë ndaj të riut që akuzohet si shkaktar i këtij aksidenti. Seanca u zhvillua në një nga dhomat e spitalit të Traumës në Tiranë, ku Pelushi merr mjekim si pasojë e lëndimeve nga aksidenti. Ndërsa shprehu ngushëllimet për familjen Kola, avokati i Emiljano Pelushit hodhi akuza ndaj prokurorisë se po bën hetime të njëanshme per te penguar te verteten.

Sipas avokatit Vladimir Germenji, klienti i tij nuk është shkaktar i aksidentit, por gazetari Cim Peka i cili drejtonte automjetin ku ndodhej dhe 29-vjeçarja Fleura Kola. Avokati Germenji paralajmëroi se masa e sigurisë arrest me burg do të apelohet për të kërkuar lirinë e Emiljano Pelushit. I riu u arrestua një ditë pas aksidentit pasi sipas hetimeve, drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe ecte me 80 km në orë kur tabela e kufizonte shpejtësinë në 30 km në orë.
 
Kjo eshte nje foto e skemes qe avokati i Pelushit pretendon se ka ndodhur aksidenti

aksidenti cim peka

Sipas tij, gazetari Cim Peka ka shkelur rregullat e qarkullimit duke kaluar vijen ndarese te parakalimit dhe duke u futur ne korsine e kundert nga ku vinte makina e Emiljano Pelushit. Aty ka ndodhur perplasja ku me tej makina e Pekes eshte perplasur me borduren anesore te rruges duke u kthyer permbys. Ndersa pas perplases, sipas avokatit, Audi qe drejtonte Pelushi ka dale jashte rruges.

“Prokurori nuk e kundërshtoi, kjo flas as me një akt ekspertimi pavarësisht se kishte bërë vendimin e ekspertimit. Nuk e kundërshtoi faktin që Feka, Benzi i drejtuar nga Feka ka dalë nga korsia e tij dhe ka kaluar në korsinë ku drejtonte mjetin Emiljano Pelushi. Pra shkaku që solli aksidentin nuk është klienti im Emiljano Pelushi por është drejtuesi i mjetit Benz i cili është përplasur kokë më kokë, sikur më tha edhe vetë i dyshuari Emiljano Pelushi i cili tha se kishte parë vetëm dritat e një makinë dhe goditjen e madhe që ka pësuar”, u shpreh avokati Germenji pas seances se mbajtur ne spital.

cim peka

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:30 të së enjtes pranë Mulletit në aksin Tiranë-Elbasan ku si pasojë e përplasjes së fuqishme me Audin që drejtohej nga Pelushi, makina tip Benz e Pekës u kthye përmbys, e për pasojë humbi jetën Fleura Kola, punonjëse në Ministrinë e Drejtësisë e cila udhëtonte me gazetarin.

Ora 17:30 Çim Peka lë spitalin 
Gazetari Çim Peka ka lënë ambientet e spitalit ku ndodhej prej ditës së enjte ku ka marrë trajtimin e duhur mjeksore

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve