Aksidenti tragjik në Itali/ Historia e shoferit shqiptar, i pafajshëm por me peshën e vdekjes së 5 të rinjve mbi supe: E kam të pamundur të fle

 Aksidenti tragjik në Itali/ Historia e shoferit shqiptar, i pafajshëm por me peshën e vdekjes së 5 të rinjve mbi supe: E kam të pamundur të fle

Makina dhe 5 të rinjtë që humbën jetën në aksident

“Makina me të cilin po udhëtonte grupi i të rinjve kaloi rrufeshëm, ishin të paktën me 150 km në orë", është kjo dëshmia e Vangjel Tusllukut, 58 vjeç, shqiptarit i cili mbrëmjen e së dielës është përfshirë në një aksident të rëndë në Itali, duke i marrë jetën 4 djemve dhe një vajze.

Shoferi i autobusit u përplas me një “Volksëagen Polo” ku po udhëtonin 5 të rinj, jeta e të cilëve u "pre në  gjysmë". I vetmi që i shpëtoi kësaj përplasjeje ishte Tuslluku.

Imad dhe Nadiq Salah, të dy kushërinj me njëri-tjetrin, Imad El Harram, Dennis Guerra dhe Irene Sala, më i ri, vetëm 17 vjeç, humbën jetën menjëherë pas përplasjes.

Dëshmia drithëruese

Shoferi shqiptar Tuslluku ia ka besuar rrëfimin e ndjenjave të tij “Giornale di Brescia” duke dhënë një intervistë të gjatë.

“Ishte një përplasje shumë e fuqishme. Pashë një dritë në korsinë time. Fillimisht mendova se ishte motor. Në një moment pashë makinën përpara dhe dëgjova një zhurmë të fuqishme. Më goditi dhe menjëherë u thye xhami. Nuk mund të shihja asgjë. Në këtë moment kalova në korsinë tjetër, humba kontrollin. Autobusi nuk kishte më frena dhe timoni ishte shumë i fortë. Mjeti ndaloi pas disa sekondash, ndërsa unë vazhdoja të dëgjoja një zhurmë të tmerrshme. Isha i bindur se po godisja edhe mjete të tjera”, ka treguar ai.

Megjithatë mjeti u mbajt në rrugë nga bordurat! 4 djem dhe 1 vajzë lanë jetën në asfalt, ndërsa vlen për t’u theksuar se asnjë prej tyre nuk kishte leje drejtimi.

Sic kuptohet nga përshkrimi i dëshmisë së shoferit, ishin të rinjtë pa patentë, ata të cilët u përplasën "rrufeshëm" mbi autobusit të cilin drejtonte shqiptari.

“Një barrë për ndërgjegjen”

58-vjeçari po kthehej nga liqeni Garda dhe sapo kishte mbaruar turnin e punës. Tuslluku banon në Itali prej më shumë se 30 vitesh së bashku me gruan dhe vajzën 11-vjeçare, në Castenedolo. Megjithatë ky aksident ka lënë pasoja të rënda tek ai.

“Ndjej dhimbje, e kam të vështirë të fle, vazhdoj ta shoh aksidentin në mendjen time. Nuk e di kur do të kthehem pas timonit, por mbi të gjitha atë që do të ndiej. Unë kurrë nuk kam përjetuar një situatë të tillë. Pesë të rinj janë zhdukur. Nuk kam asnjë faj, por kam një peshë në ndërgjegjen time”. tha ai për Giornale di Brescia.

J.GJ./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu dërgohet te Trauma! U qëlluan 30 plumba ndaj tij, kontrolle në disa banesa në Vlorë (VIDEO)

Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu dërgohet te Trauma! U qëlluan 30 plumba ndaj tij, kontrolle në disa banesa në Vlorë (VIDEO)