TIRANË - Ministria e Brendshme me anë një komunikate zyrtare ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin ku humbi jetën deputeti Sokol Olldashi, i ndodhur në fshatin Krrabë. Në një njoftim zyrtar, ky institucion ka bërë publike disa detaje në lidhje me ngjarjen tragjike.
“Në datë 20 nëntor 2013 në rrugën interurbane dytësore, Tiranë - Elbasan, në Fshatin Krrabë, pranë vendit të quajtur “Lapidari i Krrabës”, ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e shtetasit Sokol Olldashi, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë. Mjeti autoveturë i markës “Benz Mercedez”, me targa AA 003 NH i drejtuar nga deputeti Sokol Olldashi ka qënë duke udhëtuar në drejtimin e lëvizjes Elbasan – Tiranë”, thuhet një njoftimin e bërë publik nga Ministria e Brendshme.
Ky institucion ka bërë të ditur gjithashtu se, “policia është njoftuar për këtë aksident rreth 21:20 të ditës së djeshme. Pranë Sallës së Komandimit të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë ka ardhur njoftimi se në dalje të tunelit të Krrabës në drejtimin e lëvizjes Elbasan – Tiranë një mjet kishte dale nga rruga”.
Ministria e Brendshme bën të ditur se, në orën 21:28 në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet Policisë Rrugore që mbulonin këtë aks rrugor dhe pak minuta më pas edhe shërbimet e tjera të Drejtorisë së Policisë Tiranë si dhe grupi hetimor.
“Të gjitha veprimet proceduriale u drejtuan nga Prokurori i Rrethit i Prokurisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nga organi i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është caktuar grupi i ekspertëve autoteknikë, të cilët do të realizojnë aktin e ekspertimit për të përcaktuar dinamikën e aksidentit si dhe shkaqet e ndodhjes së tij”, përfundon njoftimi i bërë nga Ministria e Brendshme në lidhje me aksidentin tragjik ku humbi jetën, deputeti Sokol Olldashi.
/Shqiptarja.com