TIRANE - Presidenti i Republikës në mesazhin e ngushëllimit për ndarjen tragjike nga jeta të deputetit Sokol Olldashi thotë se humbëm si një zë të fortë, këmbëngulës në kryerjen e detyrave
"Në këto çaste të rënda, kur përjetojmë me hidhërim të thellë humbjen e papritur të personalitetit të jetës shqiptare, deputetit Sokol Olldashi, shpreh ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta familjes së tij. Do ta kujtojmë Sokol Olldashin për kontributin e tij të gjithanshëm në jetën politike e publike në vend, për përpjekjen e tij të palodhur për demokracinë. Do e sjellim ndër mend Sokol Olldashin si një zë të fortë, këmbëngulës në kryerjen e detyrave që i qenë ngarkuar që në fillimet e karrierës së tij si gazetar dhe më vonë si politikan. Familja e tij të jetë e sigurt se do ta ndjejë përherë ngrohtësinë jo vetëm të atyre që e kanë njohur nga afër, gjurma e jetës së tij nuk do të shuhet kurrë dhe në këtë bindje le të gjejë forcën për ta përballuar këtë humbje kaq të rëndë.
I paharruar qoftë kujtimi i Tij!”- shkruan Nishani.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com