SHBA - Djali 8-vjeçar i Roger Rodas që po drejtonte makinën 'Porsche Carrera GT' momentin e aksidentit, ishte një nga të parët që mbërriti në vendin e ngjarjes. Pasi ishin shuar flakët e zjarrit që kishin përfshirë makinën, 8-vjeçari u mundua që të nxirrte trupin e të atit të tij dhe të aktorit hollivudian Paul Walker.
"Djali i tij kërceu mbi gardhin dhe u përpoq të nxirrte jashtë makinës babai e tij", tha një dëshmitar okular. Sipas Radar online, aksidenti tragjik ndodhi shumë pranë vendin ku do të zhvillohej eventi i bamirësisë.
Përplasja ndodhi vetëm disa metra larg dyqanit të makinave ku ndodheshin pak minuta më parë Paul Walker dhe miku i tij Roger Rodas para aksidentit.

(Foto: Aktori hollivudian Paul Walker para se të ndodhte aksidenti tragjik)
Ndërsa vajza e të ndjerit Paul Walker postoi në rrjetin e saj social 'Instagram' një foto me të atin e saj, e cila shprehej: "Kur isha e vogë ti më mësove të ecja, të qeshja dhe të mos dorëzohesha kurrë. Ai ishte heroi im i vërtetë. Do të jesh gjithmonë në zemrën time. Ti ke ikur, por nuk je harruar. U prehsh në paqë baba".

(Foto e publikuar në Instagram nga vajza e Paul Walker)
Sipas mjekut ligjor, trupat e dy viktimave që ndodheshin në makinë ishin djegur deri në atë fazë sa ishin të paidentifikueshëm.
Paul Walker dhe miku i tij humbën jetën në një aksident tragjik të shtunën në veri të Los Angelos, pasi makina e tyre tip 'Porsche Carrera Gt' u përplas me një pemë dhe më pas me një shtyllë tensioni duke u përfshirë nga flakët.
Të dy viktimat ishin duke shkuar në një event bamirësie.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com