Policia e Shkodrës ka arrestuar sot shoferin e kamionit që një ditë më parë përplasi për vdekje 59 vjeçarin Lek Bushi që po qarkullonte me motoçikletë  për të cilën nuk kishte leje drejtimi. Aksidenti ndodhi të mërkurën pranë mbikalimit të Patokut në superstradën Milot-Fushë Krujë.

Shoferi, me inicialet B.D është 35 vjecar dhe banon në Durrës.

Ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

“Në vijim të informacionit të dhënë për aksidentin në aksin rrugor “Thumanë–Milot”, informojmë se shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të veprimeve procedurale për rastin, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. D., 35 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Rreth orës 15:00 të datës 25.02.2026, 35-vjeçari, me kamionin që drejtonte, përplasi ciklomotorin që drejtonte pa leje drejtimi, shtetasi L. B., i cili si pasojë humbi jetën“, thuhet në njoftimin e policisë.