Aksident i rëndë në Itali/ Vdesin 4 të rinj, 2 të tjerë në gjëndje të rëndë në spital

Aksident i rëndë në Itali/ Vdesin 4 të rinj, 2 të tjerë në gjëndje të rëndë në spital

Aksidenti në Itali

Katër të vdekur dhe dy të plagosur rëndë. Ky është bilanci i një aksidenti të rëndë rrugor ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, 10 shtator, në Cagliari të Italisë.

Në aksidentin e ndodhur rreth orës 05:00 mësohet se humbën jetën, dy djem dhe dy vajza, të moshave nga 18 deri në 20 vjeç. Dy bashkëmoshatarë u transportuan në spital me kodin e kuq.

Aksidenti ka ndodhur në drejtim të Quartu Sant'Elena. Të rinjtë po udhëtonin me një Ford Fiesta, e cila për arsye të panjohura është përplasur me një trotuar pranë mbikalimit duke u përmbysur.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lajmi: 10/09/2023 15:09

    Cili eshte kuptimi i ketij lajmi apo Sardenja eshte province e Shqiperise?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Zbardhet vrasja e çiftit të moshuar në Dropull, arrestohet autori

Zbardhet vrasja e çiftit të moshuar në Dropull, arrestohet autori