Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maliq në afërsi të fshatit Pendavinj, ku u përfshinë një mjet dhe një furgon mallrash e për pasojë janë plagosur 7 persona.

Njëri prej persona ka qenë në gjendje të rëndë dhe në ndihmë erdhi helikopteri për ta transportuar drejt Traumës në Tiranë.

Burime për Report Tv, bëjnë më dije se helikopteri i cili ka qenë duke transportuar të plagosurin është ulur në Moravë për shkak të mjegullës së dendur.


Lajmi kryesor:

Aksident i rëndë në Maliq, furgoni përplaset me makinën! 7 të plagosur, njëri dërgohet te Trauma (VIDEO)