
Nga informacionet e para Fiati ka goditur nga pas zetorin. Përplasja ka qenë e fortë dhe mësohet se kanë humbur jetën në vend, shoferi dhe pasagjeri i Fiat-it.
Pas goditjes, drejtuesi i zetorit, Ardian Tomaj nga fshati Gocaj, ka humbur kontrollin duke e nxjerrë mjetin nga rruga e për pasojë ai ka marrë disa lëndime dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën në spitalin e Lezhës.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 05:00, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Kallmetit", shtetasi P. M. banues në Tale, Lezhë, duke drejtuar automjetin tip "Fiat", ka goditur nga pas karrelin e një mjeti bujqësor zetor i drejtuar nga shtetasi A. T. banues në Gocaj, Lezhë.
Për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit "Fiat" shtetasi P. M. 56 vjeç si dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi M. Gj. 54 vjeç. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Aksident i rëndë në aksin Lezhë – Shkodër, makina përplaset me zetorin, 2 të vdekur, një i plagosur









