Aksidenti i trefishtë mbrëmë në Fushë Krujë, ndërron jetë i plagosuri te 'Trauma' (VIDEO)

I plagosuri nga aksidenti që u regjistrua mbrëmë në Fushë Krujë ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në orët e para të ditës së sotme si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë. Viktima është Agustin Marku 40 vjeç.

Aksidenti ku u përfshinë tre makina ndodhi mbrëmë në autostradën Fushë Krujë - Milot në afërsi të fshatit Gramëz. Drejtuesi i makinës tip 'Opel' me targa SH 25 97 E dyshohet sipas policisë që të ketë qenë dhe shkaktari i aksidentit. Ai ka përplasur motorin me të cilin po udhëtonte 40-vjeçari dhe më pas një makinë tip 'Benz' e ka përplasur nga pas 'Opeli'-n.

Vetë drejtuesi i 'Opelit' u shpreh se nuk e pa motorin, dhe nuk e ka kuptuar se si ka ndodhur ngjarja. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur