Drejtori i Përgjithshëm i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, Genc Merepeza ka dhënë këtë të enjte detaje mbi aksidentin e ndodhur në Himarë, ku mbeti i vdekur turisti rus Denis Kaiumov.
Kreu i policisë kufitare dhe migracionit, thotë se mjeti ka dalë në lundrim pa marrë më parë lejen e autoriteteve pasi nuk ka pasur siguracion për lundrim.
"Nga policia kufitare e stacionit Dhërmi nuk është lejuar të dali në det për arsyen sepse në dokumentacion kishte mungesën e siguracionit të mjetit. Në rastin konkret ky shtetas ka dalë pa lejën e policisë kufitare në det",shprehet Merepeza.
Turisti rus kishte hyrë në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës me 24 korrik bashkë me familjen për të qëndruar për pushime për një periudhë kohore në vendin tonë.
Drejtori i Kufirit Merepeza thotë se në kuadër të një Task- force që drejtohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Turizmit, iu janë drejtuar shkresa njësive të qeverisjes vendore për të kuptuar masat e marra prej tyre.
"Çdo drejtori rajonale e kufirit i është drejtuar me shkresë të gjithë pushteteve vendore për rritjen e masave të sigurisë në det që ka të bëjë sidomos me përcaktimin e zonave të plazheve, që ka të bëjë me krijimin e korridoreve të daljes të ngritjes së kullave të vrojtimit për ardhjen në ndihmë të njerëzve që kanë nevojë në det. Që të je mi sinqertë nuk ka patur reagim", u shpreh Drejtori i Kufirit Merepeza.
Por pavarësisht kësaj vetëm pak institucione janë përgjigjur. Drejtori Merepeza, thotë se gjatë kësaj kohe, policia kufitare ka bllokuar 13 mjete lundruese pa leje dhe janë vendosur gjobat përkatëse.
Ndërkaq kanë dalë edhe detaje sa i përket dëshmisë së pronarit të skafit, biznesmenit Fatmir Kuçi. Kuçi ka pretenduar se ka qenë në një distancë prej 1 milje nga bregu i detit kur kishte konstatuar një person që kërkonte ndihmë.
Ai ka pretenduar se i është afruar dhe e ka marrë në skaf dhe e ka dërguar në breg. Sipas Merepezës policia nga hetimet e deritanishme veç versionit të biznesmenit të arrestuar ka edhe një version tjetër të disa dëshmitarëve që kanë parë aksidentin.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO