Aksidenti, identifikohet italiani i
dytë që humbi jetën në Velipojë

Mediat italiane kanë publikuar emrin e italianit të dytë që humbi jetën në aksidentin tragjik në Velipojë, Giovanni Sanguedolce 36 vjeç.
 
Giovanni Sanguedolce humbi jetën në aksident dje së bashku me një tjetër italian Giorgio De Serio dhe dy shqiptarë Besmir Kola 39-vjeç dhe Artenisa Peraj 21-vjeçe.
 
Makina ku po udhëtonin 4 viktimat ra në kanalin e Vilunit në Velipojë, pasi po ktheheshin nga një lokal me muzikë live. Dy shtetasit italianë që humbën jetën Giovanni Sanguedolce dhe Giorgio De Serio kishin mbërritur ditën e hënë në Shqipëri, pasi në 14 gusht do të martohej miku i tyre Besmir Kola. 

Ndërsa Giorgio De Serio dhe shqiptarja Artenisa Peraj kishin planifikuar që të shpallnin fejesën pas dasmës së Besmir Kolës në 14 gusht.
 
Giovanni Sanguedolce
Giorgio Angelo (De Serio)
(Giovanni Sanguedolce, poshtë Giorgio Angelo De Serio, viktimat e aksidentit)

Trupat e dy viktimave Giovanni Sanguedolce dhe Giorgio De Serio ndodhen në morgun e qytetit të Shkodrës, ndërsa pritet që të zhvendosen në vendlindjen e tyre në Itali.
 
Gazeta "La Repubblica” shkruan se nëna e Giorgio De Serio nga Bari ka mbërritur në Shqipëri pasi është lajmëruar për aksidentin tragjik.
 
Përsa i përket aksidentit tragjik, policia sqaroi se segmenti ku ndodhi është në ndërtim e sipër, pa ndriçim dhe sinjalistikë dhe në pjesën ku ka dalë mjeti nga rruga përfundon asfalti, ndërsa përgjatë kolektorit të Hidrovorit rruga është e pashtruar dhe e mbushur me materiale inerte.
 
Nga këqyrja e mjetit me të cilin po udhëtonin viktimat e këtij aksidenti rezulton se gomat e pasme te mjetit ishin të tejkonsumuara. 

d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen