MEMALIAJ – Një aksident vdekjeprurës ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit të Memaliajt, bëri të ditur policia vendase. Në kryqëzimin e rrugës nacionale që kthehesh për në qytet, automjeti tip Citroen me targa AA 563 BB, si pasojë e shpjetësisë dhe humbjes së kontrollit është përplasur me trekëndëshin e rrugës që ndan rrugën nacionale me rrugën hyrëse për në Memaliaj dhe më pas është përmbysur .

Në automjet udhëtonin dy të rinj: Xhino Goxhaj , i datëlindjes 1987, lindur dhe banues në Memaliaj, si dhe Blansi Seferi i datëlindjes 1990 lindur dhe banues në Memaliaj.

Si pasojë e kësaj përplasjeje dhe më pas përmbysjes së automjetit Goxhaj ka vdekur gjatë transportimit për në Spitalin e qytetit Tepelenë. Ndërsa Blansi Seferi është lënduar por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Seferi i ka thënë policisë se drejtues i automjetit ishte shoku i tij i cili humbi jetën por pas hetimeve të kryera policia ka arritur në përfundimin se mjeti në momentin e aksidentit drejtohej nga vetë Seferi, i cili është arrestuar menjëherë. (im/shqiptarja.com)