Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka dalë nga spitali pas 10 ditë qëndrimi, duke thënë se do të angazhohet tërësisht në bisedimet atomike me Iranin, në fund të këtij muaji.

Duke u paraqitur për të parën herë në publik, pas operacionit të këmbës së thyer gjatë një aksidenti me biçikletë në Francë, Kerry duket se synonte t’i eliminonte dyshimet lidhur me përfshirjen e tij në bisedime.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)