Aksidenti, lirohet Ledio Ruçi
arrest me burg Edi Canit

Aksidenti, lirohet Ledio Ruçi<br />arrest me burg Edi Canit
TIRANE- Familjarët e Brunilda Pinderit, vajzës e cila gjeti vdekjen në aksidentin e ndodhur 3 ditë më parë kërkojnë drejtësi dhe dënimin e merituar për dy të rinjt, që drejtonin 2 makinat. Në aksident u përfshi dhe djali i Gramoz Ruçit.

Ndërkohë që Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për Ledio Ruçin. Ndaj Ledio Ruçit është mërrë masa detyrim me paraqitje duke pranuar kërkesën e prokurorisë. Seanca gjyqësore u zhvillua në spital ushtarak. Prokuroria kërkoi arrest me burg për Eduard Canin. Sipas prokurorisë ky i fundit nuk ka respektuar semaforin, duke hyrë me të kuqe. Gjykata pranoi kërkesën për arrest me burg.

I arrestuari ka kundështuar ekspertizën " Unë respektoj rregullat e qarkullimit, kam hyrë me jeshile, dhe jo me të kuqe siç pretendon prokuroria" citohet të ketë thënë djaloshi para gjykatës.
 
FAMILJARET E BRUNILDES

“Jo. Asnjëherë, s'do ja falim kurrë. Ata na ndanë me Brunën, ishte jeta jonë...!” ka thënë Ledina Pinderi e motra e 27 vjeçares në një intervistë të botuar sot në Shqiptarja.com. (Në foto: Ledina Pinderi me të motrën Brunilda, viktimë e aksidentit)

Tre ditë më parë, djali i Gramoz Ruçit, Ledio Ruçi me një makinë BMË X6 aksidentoi për vdekje 27 vjeçaren Brunilda Pinderi e cila ishte në makinë Mini Cooper me shoqen e vet dhe me një shokun e Ledianit, Eduart Canin.

Familjarët kanë treguar se Ledio Ruçi Ruçit, njihej më parë me Eduart Canin, që kishte në makinën e tij Minikuper dy vajza, Brunildën dhe Pinellopin dhe se fajtor të aksidentit janë të dy të rinjtë të cilët bënin lojra parakalimesh.

Si Ledio Ruçi dhe Eduard Cani janë të arrestuar nën akuyën e shkeljes së rregullave të qarkullimit.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Kievi kërkon kërkon dronët zbulues të SHBA të gjeneratës së fundit, Uashingtoni heziton

Lufta në Ukrainë/ Kievi kërkon kërkon dronët zbulues të SHBA të gjeneratës së fundit, Uashingtoni heziton