TIRANE- Një ditë pas aksidentit të mikrobusit në aksin Librazhd -Qafë Thanë, ku humbën jetën 2 persona dhe 17 të tjerë u plagosën firmoset masa e arrestit burg për dy drejtuesit e automjeteve të përfshirë në aksident.
 
Të arrestuarit janë Fatjon Spaho 26 vjec, drejtues i mjetit Ford Fiestra si dhe Bajram Kodra drejtuesi i minibusit ku udhëtonte një grup të moshuarish nga Tirana drejt Strugës së Maqedonisë.
 
“Arrestimi i tyre u krye pasi, në aksin rrugor Librazhd – Qafë Thanë, në fshatin Urakë, shtetasi Fatjon  Spaho  duke drejtuar mjetin  Ford Fiestra  veture, me targë AA 803 CT ka bërë një parakalim të pa rregullt duke u perplasur  me mjetin tip Benz autobuz  me targë  AA 074 AX, I cili drejtohej  nga shtetasi Bajram Kodra.”- thuhet në njoftimin e policisë së Elbasanit.

Në aksident mbetën të vdekur Klaudia Nushi, 26 vjece dhe Atlie Toska, 82 vjeçe. Ndërsa u plagosën 17 persona, mes tyre i plagosur në spital është edhe Bajram Kodra.
 
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)