SARANDË- Dy motrat Dhimaku, Elvisa 22-vjeçare dhe Rozina 20 vjeç studionin të dyja për mjekësi, njëra në universitetin publik dhe tjetra në privat në Tiranë. Më e madhja, drejtonte makinën Lancia, me motrën dhe një shoqe pasagjere.

Rreth orës 20:15 në aksin Sarandë-Delvinë, një një Audi i përplasi fort, duke i lënë pa jetë dy motrat, ndërsa shoqja e tyre, 24-vjeçarja, Antonela Zhupa, gjendet ne spital jashtë rrezikut për jetën.

Në timon, rezultoi të ishte një shofer i dehur, 24-vjeçari Kevin Norra. Sipas hetimeve paraprake, ai bëri një parakalim të gabuar duke u përplasur kokë me kokë me makinën ku udhëtonin te rejat, në korsinë e tyre. Norra udhëtonte drejt Gjirokastrës, ndërsa Dhimaku në drejtim të Sarandës. Kevin Norra, i cili ngiste makinën ne gjendje te dehur punon specialist në Ministrinë e Brendshme.

Nga testi i parë i alkoolit Kevin Norra rezultoi në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l. Niveli i alkoolit për të drejtuar makinën duhet të jetë zero, nëse del deri në 0.3 mg/l atëherë ndëshkimi nis me gjobë. Ndërsa nëse testi rezulton në masën 0.5 mg/l, shkohet direkt në arrestim në flagrancë, gjobë 40 mijë lekë dhe pezullim patente.

"Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 23 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Ky shtetas, më datë 24.08.2025, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur (nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën  1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l), është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh., 22 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, humbën jetën shtetaset E. Dh., 22 vjeçe dhe R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, mbeti e dëmtuar rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve", njoftoi Policia e Sarandës. 

Audi fuoristradë, të cilin zyrtari i ministrisë e drejtonte me shpejtësi ka kryer një parakalim të gabuar në një zonë me vija të pandërprera dhe ka dalë përballë Lancias që drejtohej nga Elvisa Dhimaku. Goditja ka qene tejet e forte sic shihet nga pamjet qe sjell report tv. Kevin Norra u arrestua kete te hene dhe do të hetohet nga Prokuroria e Sarandës për veprat penale  “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Tragjedia ka tronditur fshatin Kopaçez të Delvinës, ku familja Dhimaku po përjeton humbjen e dy vajzave. Sipas banoreve, i ati, ruante bagëtitë dhe mblidhte sherebele ne mal për te rritur fëmijët mes shume sakrificave.  Ata kane dhe nje djalë 10-vjec. Jashtë kamerave, banoret tregojnë se motrat ishin nisur për një kafe në Sarandë, duke marrë me vete shoqen e tyre. Nëna dhe babai u kishin dhene leje, por gjyshja u kishte thënë: “Mos ikni, se kam parë një ëndërr të keqe”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:54
Aksidenti tragjik/ Dy motrat do pinin kafe në Sarandë, i ati shpëtoi djalin 10-vjeçar! Gjyshja: Mos ikni, kam parë ëndërr të keqe

Motrat, Elvisa 22 vjeç dhe Rezina Dhimaku 20 vjeç, mbrëmjen e djeshme ishin nisur për të pirë një kafe në Sarandë, po humbën jetën në aksidentin tragjik. Mësohet se ato morën leje nga prindërit duke u thënë se do merrnin me vete edhe shoqen e tyre, Antonelën. Madje donin të merrnin me vete edhe vëllanë e tyre 10-vjeçar, por babai u tha ta linin atë se, “është i lodhur”. Babai dhe mamaja e tyre i la të shkonin ndërsa gjyshja u tha që mos ikni se “kam parë një ëndërr të keqe”.

Një banor i fshatit Kopaçez në Delvinë tregoi për Report Tv se babai i dy vajzave është bari. Rizal Dhimaku, ose Zotja, siç i thërrasin në fshat, i ka rritur fëmijët duke mbledhur sherebelë.

Motra më e madhe drejtonte një makinë Lancia, me motrën dhe një shoqe pasagjere.Reth orës 20:15 të mbrëmjes së 24 gushtit në aksin Sarandë-Delvinë, një tjetër automjet, një Audi, i përplasi fort, duke i lënë pa jetë motrat, e duke plagosur miken e tyre, 24-vjeçare, Antonela Zhupa. E reja po merr trajtim të specializuar nga bluzat e bardha në spitalin e Traumës, ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. Në timon, rezultoi të ishte një shofer i dehur, 24-vjeçari Kevi Norra, i cili kreu edhe një parakalim të gabuar. 

Ora 12:09
FOTO/ Ky është 24-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik në Sarandë ku humbën jetën dy motrat

1756116632_kevinora.jpg

Kevi Norra

24-vjeçari në foto është Kevi Norra, i cili shkaktoi aksidentin tragjik në Sarandë që i mori jetën dy motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 22 dhe 20 vjeçe.

Nga aksidenti i rëndë mbeti e plagosur edhe një vajzë tjetër që po udhëtonte me motrat, 24 vjeçarja Antonela Zhupa, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekeve.

Norra që u përplas me mjetin e dy motrave që humbën jetën ka qenë duke lëvizur me shpejtësi, kur ka kryer një parakalim të gabuar dhe i ka dalë përballë mjetit me të cilin po lëviznin dy motrat duke u përplasur kokë më kokë. Si pasojë, Rozina dhe Elvisa Dhimaku humbën jetën.

Ora 10:51
Aksidenti tragjik në Sarandë/ 24-vjeçari që përplasi për vdekje dy motrat, zyrtar në Ministrinë e Brendshme! I dehur dhe me shpejtësi

1756067453_aksidentisarandeviktimat.jpeg

Rozina dhe Elvisa Dhimaku

24-vjeçari Kevi Norra që u përplas me mjetin e dy motrave që humbën jetë në aksidentin tragjik në Sarandë mësohet se punon si specialist në Ministrinë e Brendshme. Ai ka qenë dukë lëvizur me shpejtësi, kur ka kryer një parakalim të gabuar dhe i ka dalë përballë mjetit me të cilin po lëviznin dy motrat duke u përplasur kokë më kokë. Si pasojë, Rozina dhe Elvisa Dhimaku humbën jetën.