SARANDËNjë aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 24 gushtit në aksin Sarandë - Delvinë, ku dy motra nga fshati Kopaçeza humbi jetën dhe një tjetër vajzë që po udhëtonte me to mbeti e plagosur. Në aksident u përfshinë dy mjete, ku njëri prej tyre drejtohej nga një 23-vjeçar Kevin Nora dhe tjetri nga 22-vjeçarja Elvisa Dhimaku.

Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, drejtuesja 22-vjeçare humbi jetën sëbashku me motrën e saj, Rozina Dimaku, 20 vjeçe. Kjo e fundit mësohet se studion për mjekësi.

Ndërkohë, e plagosura Antonela Zhupa 24 vjeçe, fillimit u dërgua në spitalin e Srandës, por tashmë është te Trauma në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”, ndërsa siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv, përplasja ka qenë shumë e fortë saqë makinat janë bërë copash dhe njëra prej tyre është përmbysur në mes të rrugës. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

'Delvinë/Informacion paraprak. Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, shtetasi K. N., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen Elvisa Dhimaku.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesja e automjetit “Lancia”, shtetasja Elvisa Dhimaku, 22 vjeçe, së bashku me pasagjeren shtetasen Rozina Dhimaku, 20 vjeçe, ndërsa pasagjerja tjetër në këtë automjet, shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve', njoftoi sot policia. 

Gjatë 24 orëve në vendin tonë u regjistruan 5 aksidente, 2 prej të cilave në qarkun e Fierit. Në total humbën jetën 3 persona, ndërsa 4 të tjerë mbetën të plagosur.

Në Fier, një drejtues mjeti humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Ai pësoi atak kardiak dhe humbi jetën. Po në këtë qark, një 35-vjecar u përplas nga një Land Rover teksa kalonte rrugën. Kreshnik Tomani ndodhet në gjendje të rëndë të Trauma.

Në Lushnjë, u plagosën babë e bijë që udhëtonin me motor pas përplasjes me një mjet. Ndërkohë, 3 makina u përplasën në Bulqizë, por pati vetëm dëme materiale.

 
 
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:08
Aksidenti në aksin Sarandë-Delvinë, Report Tv siguron fotot e 2 motrave që mbetën viktima, njëra studionte për mjekësi

1756066105_viktimatnesarande.png

Rozina Dhimaku dhe Elvisa Dhimaku

Report Tv ka siguruar fotot e dy motrave që humbën jetën në aksident mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë - Delvinë.

Si pasojë kanë humbur jetën dy motrat Elvisa Dhimaku, e cila ka qenë drejtuese e një prej mjeteve dhe 20- vjeçarja Rozina Dhimaku, pasagjere. Kjo e fundit mësohet se ishte edhe studente mjekësie.

    S.B/SI.E./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Ta rras Bulba: 25/08/2025 09:45

      E turpshme qe kye Shtet LESHI, nuk reagon!Dikush i prie vret keto dy engjej. Nje tjeter pa patente (17 vjec) plagos rend ne Fier. Ku Shtet LESHI, te denon penalisht per parkim 2sh. PATETIKE! aksidentet me vdekje ne kushtet e shkeljes se rregulave te qarkullimit , alkol, droge, pa patente, duhet te barazohen me vrasje me paramendim!

      Përgjigju
    • dori: 25/08/2025 09:25

      Shiko çfar shkruan ky shpellari derr maloku edhe për këtë aksident e paska fajin Rama... O RRK nuk e ka fajin as Rama as rruga fajin e kanë ata që viktimave u japin makina të fuqishme dhe atyre që ju japin patentën...

      Përgjigju
    • Peqin Dozhala: 25/08/2025 07:09

      A ba vendi si kabul! Shkon ka shkon vec rrumpallhan, albania e tallavas dhe hajvanis

      Përgjigju
    • EDI RAMA: 24/08/2025 23:08

      KJO PO ESHTE KARTOLINA E TURIZMIT..

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

      Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?