Aksidenti me 3 viktima në Librazhd, eksperti për Report Tv: Po të kishte barriera, mjeti s’do kishte përfunduar në Shkumbin! Të mësohet siguria në rrugë që në shkolla

TIRANË- Eksperti i sigurisë Rrugore, Islam Qibini ka ndërtuar skemën e aksidentit të djeshëm në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku përfundoi me një bilanc tragjik me 3 viktima dhe 2 të plagosur mes të cilëve 1 fëmijë në intubim. Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu, Qibini tha se nëse do të kishte një strukturë metalike, mund të ishte parandaluar që makina të kishte përfunduar në lumin Shkumbin.

“M.L ndoshta ka shmangur rënien e gurëve, ndërsa ai që vinte nga Librazhi në drejtim të Elbasanit, ka qenë në aksin e vet dhe si pasojë e përplasjes, ML ka goditur mbrojtësen metalike e cila nuk ka qenë plotësisht e fiksuar dhe për pasojë ka përfunduar në Shkumbin. Mbrojtëse metalike vendosen qëllimisht që të mbrojnë drejtuesin dhe të parandalohet dalja jashtë rrugës, por nëse kemi një mbrojtëse që nuk është e fiksuar, detyrimisht, nuk mund ta përballojë se nuk ka bazamentin e duhur”, tha ai.

Fajtor për aksidentet e shumta rrugore, shpesh me bilance tragjike bën edhe vetë shoferët që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Një arsye për një numër të shtuar të aksidenteve në dimër, për Qibinin është mospajisja me gomat dimërore apo edhe me zinxhirët.  

“Kur ka temperatura nën zero duhen të ndryshohen gomat e automjetit , të vihen goma dimërore që të ketë forcën e fërkimit mes gomave të automjetet dhe sipërfaqes së rrugës, në të kundërtën do kemi rrëshqitjen e automjetit, në segmente rrugore duhet të ketë polici rrugore që të bëjnë kontrolle dhe të mos lejojnë shoferët. Patjetër duhet edhe zinxhirë”, tha Qibini.

Për ekspertin, duhet krijuar një tjetër frymë në opinionin publik duke theksuar se kultura e zbatimit të rregullave duhet të nisë që në shkolla.

"Të krijohet një frymë për opinionin publik, dhe kjo nuk krijohet nëse Ministria e Arsimit, Shoqatat, grupet e interesit të financojnë programe me qëllim që të formohen të rinj në shkolla që të marrin njohuritë bazë të sigurisë rrugore, rregullat e qarkullimit rrugor. Nuk është vetëm policia rrugore, parandalimi duhet të jetë unisong ministria e brendshme, e arsimit dhe e transportit", u shpreh ai. 

Një zgjidhje, ai e sheh edhe në kohëzgjatjen e afatit të kursit të patentës, pasi kursantët me 40 ditë mësime është e vështirë sipas tij, t’i përgatisësh për rreziqet që ka në rrugë.

“Me mjetin duhet të prezepozosh që është burim aksidenti, dhe sa herë që hipën në mjet duhet të thuash unë jam në një mjet “jam në rreik”, nëse nuk e ke këtë koncept ndodhin të papritura, ka ardhur momenti të rritet cilësia e kursantëve, kohë e shkurtër që të marrësh patentat për 40 ditë, duhet të kërkohet cilësia e kursantëve, të cilët këto duhet të kenë aftësitë e duhura dhe të mos ndodhet në situata të papritura. Përdorimi i celularit, biseda në rrugë, ose nëse nuk është i qetë shpirtërisht nuk duhet të drejtojë automjetit se nuk mund të përqendrohet vëmendjen”, përfundoi Qibini.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mond: 02/02/2022 18:53

    Po të kishte!!!!! Po të ishte!!!! Gazetarë dhe ekspertë! Po çorodisni publikun! Shprehuni qartë dhe thjesht! Arsyeja e aksidentit eshte shpejtësia dhe si rrjedhim humbje e kontrollit të mjetit. Ai që vjen nga Librazhdi eshte në krahun e lumit dhe nuk pëson asgjë. Ai që vjen nga Elbasani eshte në krahun e malit dhe perfundon në lume! Vetem nga shpejtësia. Nqs ka renie guresh akoma më shumë kujdes duhet, ulet shpejtësia dhe rritet vëmendja. Mesazhi duhet në këtë drejtim , jo e ka fajin bariera, gurret dhe rruga. Nqs njeriu nuk mendon asnje pasojë për veten e tij dhe familjen nga kush do presë? Pastaj gjendja teknike e mjetit dhe cilësia e gomave po duket si të kërkosh shume kur nuk ka kujdes për më të thjeshtat.

    Përgjigju
  • liku: 02/02/2022 18:14

    Cdo aksident varet ne dore te shoferit qe duhet te marre masa per veshtirsit e rruges dhe jo te mbaje memben ne gaz dhe ku vjen rreziku as frenat nuk bejne derman

    Përgjigju
  • Mar: 02/02/2022 15:34

    I biri xhepist policie e doganash, ky mender ekspert. Mjere ne thuaj ne dore te kujt kemi rene

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Steinmeier shpërndan Parlamentin, zgjedhjet më 23 shkurt

Gjermani/ Steinmeier shpërndan Parlamentin, zgjedhjet më 23 shkurt