ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg vetëm drejtuesin e automjetit tip BMW për aksidentin e ndodhur më 8 korrik në aksin Elbasan- Librazhd ku humbën jetën 4 persona dhe 3 të tjerë u plagosën.  
 
Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Edvin Çuçuli, drejtuesin e mjetit tip BMW, ndërsa për shoferin e furgonit Eduart Haskurti dhe shoferin e kamionit, Romeo Torollari do të hetohen në gjëndje të lirë. 

Hetimet e deritanishme dëshmojnë se aksidenti tragjik ndodhi për shkak të parakalimit të gabuar të drejtuesit të automjetit BMW. 

Nga përplasja e tre mjeteve mbetën të vdekur 4 pasagjerët e furgonit Fetah Çela 50 vjec dhe bashkëshortja e tij Ryfete Çela, 48 vjeç, si dhe nënë e bijë Nasibe Shehi 69 vjeç dhe vajza e saj, Alushe Kullafi 49 vjeçe.
 
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)