Osman Stafa, ish kreu i PD në Durrës dhe ish student i dhjetorit, teksa mori pjesë në aktivitetin në nderim të Azem Hajdarit për 8 dhjetorin e vitit 1990, theksoi nevojën e pastrimit të PD-së. Në fjalën e tij, ai tha se “nëse një pjesëtar i familjes lëviz në darkë dhe kthehet në mëngjes, ai nuk është më pjesë e familjes”.

“Doktor Berisha, në një fjalë para disa kohësh, tha se duhet të pastrojmë shtëpinë tonë. Shtëpia jonë është e vërtetë që ka nevojë për t’u ndryshuar doktor Berisha dhe pastruar. Këtë se bën dot një person i vetëm por të gjithë bashkë duke goditur në çdo drejtim. Kujtoj një aspekt, ka qenë duke gdhirë data 10 dhjetor ‘90, më erdhi babai për një vizitë pas një interviste  ku dilja hapur kundër diktaturës. Nëse do ta fitoni këtë betejë, ju keni fituar një luftë dhe burri është pjekur. Një burrë piqet kur kryen ushtrinë, një djaloj piqet kur i vdes babai në moshë të re. Ne disa faza i kemi kaluar, por jo çdo fazë ka treguar se e pjek burrin. Ne kemi nevojë për më shumë mirëkuptim, tolerancë dhe për të qenë më të vendosur. Ka edhe një parim. Nëse një nga pjesëtarët e familjes në darkë lëviz dhe kthehet në mëngjes, ai nuk është më pjesë e familjes. Unë atë pjesëtar të familjes e pastroj. Ne kemi nevojë të pastrohemi doktor Berisha, duhet të jemi vetvetja. Shqiptarët shpresojnë dhe besojnë tek ne. “, tha ai.


Lajmi kryesor:

‘Dita e Rinisë’, 35 vjet nga Lëvizja Studentore që solli demokracinë! Begaj: Çdo hap drejt BE, nderon guximin e tyre! Berisha: Të rinjtë do rrëzojnë Ramën