Aksidenti me 5 viktima në Qafë-Muzinë, çifti i të moshuarve që humbën jetën u gjetën të përqafuar me njëri-tjetrin

Aksidenti me 5 viktima në Qafë-Muzinë, çifti i të moshuarve që humbën jetën u gjetën të përqafuar me njëri-tjetrin

Drita dhe Fiqiri Koçari, viktima të aksidentit në Qafë-Muzinë

Nga aksidenti fatal që ndodhi më 26 gusht në Qafë Muzinë ku humbën jetën 5 persona që udhëtonin me fugonin,mes tyre ishte edhe një çift të moshuarish, të cilët gjithashtu ishin viktimë e përplasjes tragjike. Çifti Drita dhe Fiqiri Koçari, 72 dhe 77 vjeç, me origjinë nga Skrapari Drita dhe Fiqiri Korçari janë gjetur nga zjarrfikësit të përqafuar me njëri – tjetrin. Ata lanë pas 2 djem dhe 1 vajzë, nipër dhe mbesa.

Drita dhe Fiqiri Korçari vinin për të kaluar pushimet në Sarandë, por nuk arritën të mbërrinin, pasi fugoni me të cilin udhëtonin, ra nga një urë rreth 7 metër. Përplasja rezultoi fatale edhe për shoferin e fugonit 51-vjeçar, Bardhi Prodo dhe  një çift turistësh të huaj nga Ukraina, Tetjhana dhe Olesandr Fediaieva, 48 vjeç dhe 53 vjeç. E vetmja e mbijetuar e aksidentit ishte 25-vjeçarja nga Tirana, Greta Daberdini, e cila shkonte tek e motra që ishte me pushime në Sarandë.

Sipas policisë mjeti 'Land Roveri’ që drejtohej nga 22-vjeçarja nga Tirana, Rexhina Çelhaka, u përplas me fugonin me pasagjerë, që përfundoi në greminë. Ndërsa sipas dëshmisë së vajzave italiane që udhëtonin si pasagjerë në mjetin "Land Rover" thanë se fugoni e mori kthesën gjerë dhe shoferja e fouristradës frenoi për të shmangur përplasjen, ndërsa makina rrëshqiti nga lagështia.

Hetuesit ende po punojnë për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të aksidentit, ndërsa në pranga ka përfunduar 22-vjeçarja për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Rruga në Qafë-Muzinë njihet si mjaft problematike për shkak të ngushtësisë së saj dhe mungesës së sinjalistikës.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 30/08/2021 11:54

    Ngushellime familjareve.

    Përgjigju
  • Emigranti: 28/08/2021 15:51

    Te gjith fugonat dhe taksit në shqiperi ecin shum shpejt. ngaqe e din rugen dhe plus duan te marrin pasagjer.te nnjejten gje me ka ndodhur mua para ca vitesh në qaf krrap fugoni I tirons fluturonte në kthes the me gervishi makinn dhe thoshte e ke faj ti se un kete rruge boj perdit. Nuk jam ekspert . Por jam shofer prej 30 vitesh dhe shoferi kur nuk e Di rrugen nuk bo gabime se nuk hecen me shpejtesi .. kete ma merr mendja e Di cdo njeri Qe nget makin dhe pajtohet me mendimin tim. Fugonat taksi atje flutorjn se ndjehen kofindent ngaqe e bojn rrugen cdo dit. Dhe prandaj ndodhin aksidetet .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin