Policia ka arrestuar një person ndërsa ka vënë nën hetim një tjetër në lidhje me aksidentin e ndodhur në Fushë-Krujë mbrëmjen e kaluar ku u plagosën 2 persona.
Në pranga ka rënë 38-vjeçari me inicialet Gj.U., ndërsa procedohet penalisht 21-vjeçari me inicialet G.X., për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".
Në aksin rrugor Ura e Gjoles-Fushë Krujë, janë përshirë në një aksident, si pasojë e të cilit kanë mbetur të lënduar 1 pasagjere dhe 1 këmbësor, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se këmbësori i plagosur është babai i të riut të përfshirë në aksident, i cili është nën hetim nga policia,
"Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. U., 38 vjeç dhe proceduan shtetasin G. X., 21 vjeç, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", pasi në aksin rrugorë Ura e Gjoles-Fushë Krujë, janë përshirë në një aksident, si pasojë e të cilit kanë mbetur të lënduar 1 pasagjere dhe 1 këmbësor, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme."-njofton Policia.