Mbeten ende mister shkaqet e aksidentit në Maminas, ku humbi jetën Elena Avdillari dhe Bujar Agalliu. Për të mësuar arsyen e aksidentit të rëndë, uniformat blu janë vënë prej dy ditësh në ndjekje të Fatjon Zhaborjas, personit që goditi nga pas taksinë me të cilën udhëtonte 23-vjecarja Elena Avdillari. Burime nga Policia e Durrësit thanë për Report TV se Fatjon Zhaborja menjëherë pas aksidentit ka braktisur automjetin Benz.
Në vendin e ngjarjes hetuesit kanë gjetur gjurmë gjaku, ç’ka konfirmon dyshimet se Zhaborja është plagosur dhe mund të ketë nevojë për ndihmë mjekësore. Për këtë arsye policia po mban në kontroll qendrat shëndetësore në vendin ku ndodhi aksidneti, por edhe në Fushë-Krujë, aty ku dyshohet se fshihet personi që shkaktoi dy viktima në aksidentin në Maminas. Automjeti Benz ishte me shpejtësi më shumë se 140km/orë në momentin e përplasjes. Për t’u larguar nga vendi i ngjarjes Fatjon Zhaborja dyshohet se është ndihmuar nga një person tjetër, ende i paidentifikuar nga hetuesit.
Ndërkohë 23-vjecarja Elena Avdillari nuk u lejua të kalonte në pikën kufitare të Durrësi drejt Italisë. 23-vjecarja sipas të dhënave nga sistemi TIMS udhëtonte shpesh nga Durrësi, ndërsa në Shqipëri kthehej me avion nga Rinasi. Autoritetet italiane i kishin dhënë informacion Policisë shqiptare për punë të paligjshme që bënte Elena Avdillari në Itali dhe kjo ka qenë edhe arsyeja pse nuk është lejuar të udhëtojë. Avdillari kishte tentuar të ikte në Itali edhe në ditët e para të janarit, por përsëri nuk është lejuar. Familjarët e Elena Avdillarit mohuan se 23-vjecarja kishte njohje me Fatjon Zhaborjën. Prokuroria në Durrës po heton vdekjen e Bujar Agalliu dhe Elena Avdillari si aksidentale, po nuk përjashtohet pista e një aksidenti të qëllimshëm.
E ndërsa Fatjon Zhaborja është në kërkim, është zbuluar edhe pronari i automjetit vrasës, Dardan Gjeka, 24-vjeç, nga Shkodra i cili nga ana e tij mohon të ketë lidhje me ngjarjen. Gjeka e ka dërguar ne Report Tv aktin noterial të shitjes së "Benzit" te Fatjon Zhaborja në datën 22 janar 2018, por nuk ka ndërruar pronësinë. Pavarësisht se Gjeka rezulton nga sistemi TIMS se ka udhëtuar disa herë jashte në data të ngjashme me Elena Avdillarin, ai ka mohuar se ko njohje me 23-vjecaren.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.3%
-
Pak
9.9%
-
Aspak
73.8%
Vota total: 141
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
A do bashkohen partitë e reja? Kulluri: Jemi të hapur! 3 arsye pse jo me PD-në! Shabani për përplasjen Qori-Lapaj: Luftë egosh
24 Janar, 20:13
-
Ylli Pata: Gënjeshtrat e trasha nga PD, se Donald Trump pezulloi fondet për SPAK
24 Janar, 20:07
-
Pret vulën e PD në rekurs, Lulzim Basha ‘blen’ parti për 11 majin! E regjistruar që prej '95-ës, Konservatorët i ‘dorëzohen’ Koalicionit Euroatlantik (DOKUMENTI)
24 Janar, 20:03
-
Tani është zyrtare, Myrto Uzuni bëhet 'i gjelbërt' dhe kalon tek amerikanët e Austin! Granada konfirmon shitjen, ja vlera dhe kontrata e firmosur
24 Janar, 19:46
-
FOTO-LAJM/ Ja makina e bërë ‘shoshë’ nga plumbat e Lulzim Vishës, para se Policia të mbërrinte në vendngjarje
24 Janar, 19:40
-
Kryepeshkopi Anastas në gjendje të rëndë, kreu i KMSH lutet për shërimin e tij: Bashkëpunues e tolerant me këdo
24 Janar, 19:39
-
Shkodër/ Vetura përplas për vdekje motoçiklistin 45-vjeçar, policia arreston shoferin!
24 Janar, 19:23
-
Portugali, deputeti vidhte valixhe në aeroporte dhe i shiste në internet
24 Janar, 19:23
-
Beogradi nën ‘pushtetin’ e studentëve, momenti i frikshëm kur një automjet futet mes protestuesve dhe përplas dy prej tyre (VIDEO)
24 Janar, 19:09
-
Sherri në PD, Kara: Berisha po bën Primare me vulë të vjedhur, po kërkon alibi për humbjen e zgjedhjeve! Kuçana: Të gjithë drejtuesit e partisë t’i nënshtrohen garës
24 Janar, 19:05
-
Bastisen banesat në Kamëz pas vrasjes së postierit, gjendet një silenciator
24 Janar, 18:57
-
Balla vizitë në Teqen e parë bektashiane shqiptare në Amerikë: Kontribut i madh për shqiptarizmin
24 Janar, 18:54