Vdiq 5 vite më parë në aksident/ Shoferi do i paguajë familjes së gazetares 10 milion lekë

Vdiq 5 vite më parë në aksident/ Shoferi do i paguajë familjes së gazetares 10 milion lekë

Gjykata e Faktit në Korçë 5 vite pas aksidentit tragjik ku humbi jetën gazetarja Enkelejda Skënderasi, ka dhënë vendimin për drejtuesin e mjetit me të cilin udhëtonte gazetarja.

Ndaj shoferit D.Hyko është dhënë dënimi që ai të paguajë një dëmshpërblim 10 milion lekësh për familjen e gazetares. Vendimi për aksidentin e ndodhur në vitin 2014, nuk saktësohet nëse ka lidhje vetëm me dëmshpërblimin financiar që ka kërkuar familja apo është konvertuar në vlerë monetare për të shmangur dënimin me burg të drejtuesit të mjetit.

Enkelejda Skënderasi, humbi jetën në një aksident rrugor, gjatë një shërbimi pune në saj të  “100-vjetorit të masakrës së Panarit” në Korçë.

Gazetarja u aksidentua për vdekje teksa kthehej nga ky aktivitet së bashku me kolegë të tjerë, të cilët kishin shkuar për të transmetuar ngjarjen për publikun. Fatkeqësisht misioni i saj u ndërpre, teksa makina me të cilën korrespondentja dhe tre kameramanë të televizionit ktheheshin nga fshati i Panaritit, doli nga rruga.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic