KORÇË - Sot iu dha lamtumira gazetares Enkelejda Skënderasi e cila humbi jetën në një aksident tragjik në krye të detyrës teksa kthehej nga një aktivitet mediatik për të cilin kish marrë “misionin” t’ia përcillte publikut. Homazhet për gazetaren e televizionit News 24 e cila mbulonte rrethin e Korçës, u mbajtën në orën 12:00 në Teatrin A. Zako Çajupi e më pas rreth orës 14:00 iu dha lamtumira e fundit në qytetin e saj të lindjes, Korçën
.....Gazetarja e televizionit News 24 Enkelejda Skënderasi, humbi jetën në një aksident rrugor, kthehej nga aktiviteti i “100-vjetorit të masakrës së Panarit” në Korçë. Gazetarja u aksidentua për vdekje teksa kthehej nga ky aktivitet sëbashku me kolegë të tjerë, të cilët kishin shkuar për të transmetuar ngjarjen për publikun. Fatkeqësisht misioni i saj është ndërprerë, teksa makina me të cilën korrespondentja 29-vjeçare dhe tre kameramanë të televizionit ktheheshin nga fshati i Panaritit, ka dalë nga rruga.
Policia arrestoi drejtuesin e makinës, 27-vjeçarin Hyko, i cili sipas bluve të Korçës, ka humbur kontrollin e makinës e cila më pas është rrëzuar në humnerë duke shkaktuar vdekjen e gazetares së ndjerë.
(Në foto: Fuoristrada me te cilen udhetonte gazetarja Skenderasi dhe 3 operatoret, e permbysur ne gremine)Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 12:45 të së dielës në degëzimin e fshatit Panarit-Vithkuq, ku gjatë humbjes së kontrollit të automjetit të drejtuar nga Daniel Hyka
(punonjës i Dejtorisë Pyjore në Korcë) fuoristrada me targa angleze K 679 EJM ka dalë nga rruga dhe ka rënë 20 metra në greminë.
Gazetarja Enkelejda Skënderasi nuk mundi t’i mbijetojë dot plagëve të marra në kokë dhe humbi jetën rrugës për në spital, ndërsa operatorët dhe drejtuesi i automjetit marën dëmtime të lehta.
Aktiviteti për 100-vjetorin e Masakrës së Korcës, ishte organizuar nga Ministria e Bujqësisë, ku i pranishëm ishte ministri Edmond Panariti dhe deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade.
(Në foto: Gazetarja e ndjerë Enkelejda Skënderasi, deputetja Arta Dade dhe gazetarja e A1 REPORT Lediona Xheladinaj, gjatë aktivitetit të 100-vjetorit të Masakrës së Panaritit)Enkelejda Skënderasi ushtronte profesionin e gazetares prej vitesh dhe së fundi punonte në televizionin News 24, ku raportonte lajmet që vinin nga qyteti i Korçës, vendin ku ajo kishte lindur, dhe ku tashmë do të prehet përjetësisht.
*Shkrimi u publikua fillimisht dje (e Diele 13 Korrik) dhe u perditesua sot
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3969
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qeveria shqiptare do mbyllë TikTok-un, Joleza Koka: Jam kundër, mund të vendosen filtra! Gëzim Tushi: Nuk duhet të kemi fobi teknologjinë
25 Dhjetor, 19:40
-
Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia
25 Dhjetor, 19:34
-
Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë
25 Dhjetor, 19:23
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'
25 Dhjetor, 18:54
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka
25 Dhjetor, 18:45
-
Të shtëna me armë 'Shotgun' në Durrës, s'ka të lënduar! Shkak sherri mes dy personave të dehur në lokal, Policia shoqëron autorin (VIDEO)
25 Dhjetor, 18:28
-
Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë
25 Dhjetor, 18:20
-
Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër
25 Dhjetor, 18:05
-
Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!
25 Dhjetor, 18:01
-
Kushtetuesja rrëzoi të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Haklaj: U çimentua marrëveshja Berisha-Rama dhe u rrëzua reforma në drejtësi
25 Dhjetor, 18:00