Aksidenti me vdekje në Astir, eksperti: Në këtë zonë mungon ndriçimi, të merren masat! Këmbësorët i bien shkurt, s’kalojnë në vija

Sapo doli nga marketi me ushqime në duar, Pranvera N. 35 vjeçe për të shkuar në shtëpi kaloi mes për mes Unazën e Madhe në zonën e Astirit në Tiranë. Një kamion e mori para dhe për pasojë nuk mundi të mbijetojë. Në të njëjtin vend, deri pak muaj më parë funksiononte semafori dhe ishin vijat e bardha, por për shkak të punimeve për Unazën e Madhe nuk janë më. Megjithatë, banorët e zonës dhe jo vetëm, sërish kalojnë aty, duke rrezikuar jetën e tyre. Kjo është situata një ditë pas ngjarjes.

Për shkak të punimeve në rrugë, lëvizja e makinave duhet të jetë 20 km në orë, aq sa tregohet edhe përmes tabelave. Banorët e zonës e konsiderojnë të gabuar lëvizjen në rrugë, por deklarojnë se nuk kanë zgjidhje, pasi në anën tjetër është stacioni i autobusit. Vizat e bardha më të afërta për të kaluar janë 360 metër më tutje.

“Këtu kalojmë, nuk kemi ku të kalojmë. Atje tutje ka vendosur stacionin e autobusit. Është shumë rrezik por nuk kemi çfarë të bëjmë; Makinat vijnë me shumë shpejtësi, sidomos kamionët. Tabela është për 20 km në orë, por duhet vendosur më larg, ata që nuk jetojnë këtu nuk e dinë që duhet ulur shpejtësia”, thotë një banor.

Orët e natës në këtë zonë është shumë e vështirë lëvizja për shkak të mungesës së ndriçimit. Eksperti i sigurisë rrugore, Mamir Hodo, ngre alarmin.

“Të merren masa urgjente për ndriçimin provizor të segmentit rrugor Pallati me Shigjeta rrethrrotullimi Astir! Është detyrë e investitorit ARRSH dhe Bashkisë Tiranë që t’i bëjë të qartë firmës e cila zbaton punimet të bëj segmentin rrugor të ndriçuar, kjo në zbatim të kërkesave që parashikon kodi rrugor, pa folur për të tjerat që rregullat në kantier janë pothuaj minimale”, shprehet eksperti.

Këmbësorët refuzojnë të kalojnë tek vijat e bardha edhe në zona të tjera të kryeqytetit. Kjo hapësirë e kangjellave tek Stacioni i Trenit bëhet burim aksidenti. Aksi nga sheshi “Wilson” deri tek stadiumi “Selman Stërmasi” është i ndarë me kangjella po ashtu, por ky nuk është problem për këta qytetarë që kalojnë mbi to.

Kodi Rrugor e ka të sanksionuar në nenet 188 dhe 189 për lëvizjen e qytetarëve në rrugë dhe vendkalimet e rregullta. Moszbatimi i tyre çon në ndëshkim të këmbësorëve nga 500 në 2,000 lekë. Në vitet e fundit, nenet në fjalë nuk janë zbatuar në masën që duhet, por burime nga policia thonë se përgjatë 2021-shit figuron një numër i ulët gjobash për këmbësorët.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardi: 15/09/2022 06:08

    Mungon sinjalistika. Vetem ne Shqiperi krahasuar me BE, rrethrrotullimet nuk kane semafore.

    Përgjigju
  • Iris: 15/09/2022 01:40

    Kodi rrugor duhet te sanksionoje dhe nje ligj tjeter,qe e ka Perendimi,qe kembesori, me perjashtim te autostradave, ka kudo te drejte,ne vija te bardha,ose jo.Te gjithe shoferet qe ngadalsojne,ose ndalojne para kembesoreve,jane nga ata qe kane qene jashte dhe qe e njohin kete rregull,te gjithe te tjeret qe nuk respektojne kembesorin,jane nga ata qe ne kohen e Xhaxhit perdornin gomarin per transport dhe vetem ne 90'pane per here te pare qytet.

    Përgjigju
  • Liku: 14/09/2022 19:08

    Po te zbatosh rregulloren aksidenti evitohet pamvarsisht gabimeve te kembesoreve

    Përgjigju
  • roland: 14/09/2022 18:30

    Kur do te mesohen shpellaret qe duhet te ecin te vizat e bardha.

    Përgjigju
    • shpellari: 15/09/2022 09:38

      pse vijat e bardha per te kaluar kembesoret jane?

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston