Familja Greku në Dyshnik të Beratit përcolli me dhimbje vajzën e vetme, 18-vjeçaren Vikena Greku, e cila humbi jetën në një aksident tragjik tek ura e Dajlanit. 18-vjeçarja jetonte prej disa vitesh në Gjermani, me prindërit e saj Vullnet dhe Valbona Greku si dhe me vëllain e vogël. Njerëz të afërm të familjes thanë jashtë kamerës se 18-vjeçarja ishte kthyer në Shqipëri për të takuar gjyshërit e saj gjate pushimeve dimërore.
Pas emigrimit te prindërve në Gjermani vite më parë, Vikena dhe vëllai i saj i vogël Nevio kishin ndenjur me gjyshërit në fshatin Dyshnik në Berat, ku edhe kishin vazhduar shkollën 9-vjeçare, derisa prindërit bënë letrat e fëmijëve dhe i morën me vete në Gjermani, ku e reja vazhdoi shkollën. Burime pranë familjes thanë se Vikena kishte disa vite pa ardhur nga Gjermania dhe malli për gjyshërit e ktheu në vendlindje, por humbi jetën tragjikisht në aksident rrugor.
E reja udhëtonte nga Tirana drejt Durrësit dhe rreth orës 23:15 te 15 janarit kur u aksidentua tek Ura e Dajlanit në hyrje të Durrësit. Automjeti tip BMW X5, i drejtuar nga Arbër Xhaxhaj, 26 vjeç nga Fieri lëvizte me shpejtësi deri në 130 km/orë. Vikena Greku gjendej në sediljen e parë të automjetit, i cili nga shpejtësia fluturoi nga mbikalimi dhe përfundoi në një dyqan lulesh poshtë urës. Burimet hetimore bëjnë me dije se shoferi i dehur kishte ngatërruar korsinë e lëvizjes, duke marrë rrugën e portit në vend të asaj të plazhit.
Në aksident mbetën të plagosur edhe dy këmbësorë. Policia konfirmoi se shoferi rezultoi me nivel alkooli 0.50 mg/l, çka ndikoi në arrestimin e tij. 26-vjecari, i cili gjendet i plagosur në spitalin e Durrësit u njoh me masën e caktuar nga gjykata arrest me burg. Ai do të përballet me akuzat “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

18-vjeçarja Vikena Greku,e cila gjeti vdekjen dy ditë më parë pas një aksidenti tragjik në Urën e Dajlanit në Durrës,jetonte prej disa vitesh në Gjermani,me prindërit e saj Vullnet dhe Valbona Greku si dhe me vëllain e vogël. Burime nga familjarë të afêrt të vajzës deklarojnë se 18-vjeçarja ishte kthyer në Shqipëri për të takuar gjyshërit e saj.
Pas ikjes së prindërve në Gjermani vite më parë,Vikena dhe vëllai i saj i vogël Nevio kishin ndenjur me gjyqërit në fshatin Dyshnik në Berat,ku edhe kishin vazhduar shkollën 9-vjeçare, derisa prindërit kishin mundur të bëjnë letrat e fëmijëve,për ti marrë me vete në Gjermani. Vikena kishte vite pa ardhur nga Gjermania dhe malli për gjyshërit e ktheu në vendlindje. Sot,familja Greku ka hapur dyert e mortit për të përcjellë mes dhimbjesh dhe lotësh vajzën e tyre,që ishte në lulen e rinisë.
Komente










Për të tilla fatkeqësi nuk gjenden fjalë për ngushëllim....po ku e gjete atë drogaxhi që të mori jetën moj lumëmadhe...
PërgjigjuNgushëllime familjes. Malli për gjyshërit duket si mbulesë për të qëndruar në Shqipëri, por në fund të fundit nuk jam askushi për ta gjykuar rastin. Të prehet në paqe, keqardhje se ishte shumë e re.
PërgjigjuCfarë sbëjnë çunat për tu dukur para fëmrave...ecin me shpejtësi marramëndëse te dehur...e kam thëne janë zdrromsa dhe pikë
Përgjigju