Një 54 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi teksa drejtonte makinën e tij tip Ford në rrugën Papër –Cërrik, humbi kontrollin e mjetit, doli nga rruga dhe si pasojë mbeti i vdekur një person.

Elbasan, humb jetën e mitura 11 vjeçare, plagosen 3 persona

Asdren Hakarepi, drejtuesi i mjetit i cili u aksidentua ditën e djeshme në aksin rrugor Papër –Cërrik u arrestua në flagrancë nga policia.

Arrestimi i tij u bë pas aksidentit të djeshëm ku teksa 54 vjeçari, Hakarepi drejtonte mjetin e tij Ford vetur, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e këtij aksidenti mbeti e vdekur një vajzë e mitur 11 vjeçare e cila ishte pasagjere në makinë.

Gjithashtu është aksidentuar dhe vetë drejtuesi i mjetit, Asdren Hakarepi, dhe pasagjerët K.Sh., 74 vjeçe banuese në Sarandë dhe A.Sh 54 vjeçe në Korçë të cilët ndodhen në spitalin Kirurgjik Elbasan, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor".

Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com